LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga monitorimi i procesit të zgjedhjes së kryeprokurorëve – e quan “sistem të prishur”

Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga monitorimi i procesit të zgjedhjes së kryeprokurorëve  – e quan “sistem të prishur”

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se është tërhequr nga monitorimi në zgjedhjet e anëtarëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe kryeprokurororët.

Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada thotë se tërheqja nga monitorimi është bërë për shkak se këto procese janë “prishur rrënjësisht”.

“Për vite, Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe për të zgjedhur Kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur rrënjësisht”.


Tutje thuhet se, prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve, pasi  sipas ambasadës atyre u mungon transparenca dhe i nënshtrohen konflikteve të interesit.

“Meqenëse përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve”, thuhet më tej.

Sipas tyre, ndryshimet në kornizën ligjore që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës janë të nevojshme për të rivendosur transparencën dhe drejtësinë e këtij sistemi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështesin përpjekjet e Ministrit të Drejtësisë për të përfunduar menjëherë Rishikimin Funksional”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori