LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi: Koha që partitë të ulen dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi: Koha që partitë të ulen dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka hedhur akuza për funksionimin e qeverisë.

Deputetja opozitare gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës thotë se kryeministri Hoti nuk po jep llogari në Kuvend për punën e tij.

“Ne kemi parë qeverisja shumë të dobët në çdo aspekt. Një qeveri që nuk ka mbështetje në popull dhe që nuk ka numra në kuvend për të kaluar ligjet më të thjeshta”, deklaroi Thaçi-Dragusha.


“Kemi një qeveri e koalicion qeveritar që prishet e ndreqet brenda ditës. Kemi një qeveri pa shumicë parlamentare ku opozita me vullnetin e saj angazhohet për të kaluar ligje për të mirën e qytetarëve. Prandaj është koha që politika kosovare gjegjësisht partitë politike duhet të ulen dhe të vendosin një datë të zgjedhjeve. Ne të përgatitemi dhe të mos e lëmë vendin në këtë gjendje”.

Deputetja e PDK ka hedhur akuza edhe ndaj zëvendëskryeministrit Selamanaj.

Sipas saj Selmanaj për shkak të mungesës së njohurive dje ka dështuar një projektligj që lidhet me Italinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori