Qytetarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, gjë të cilën e kanë shprehur përmes kërkesave, platformave dhe deklaratave të tyre politike ndër vite.
“Përfshirja e Luginës së Preshevës në marrëveshjen përfundimtare është garanci për paqe”, ka thënë për Telegrafin kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i cili ka folur edhe për marrëveshjen e arritura së fundmi mes Kosovës e Shqipërisë.
“Pas mungesës së çështjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun « teknik » të Brukselit, nuk ka dyshim se Lugina duhet të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me kërkesat e të zgjedhurve të tyre të shprehura në platformat e deklaratat e tyre politike, që nga Referendumi i vitit 1992 e deri në Deklaratën Politike të vitit 2018”, tha Mustafa për Telegrafin.
Mustafa ndër të tjera theksoi se ka përshëndetur dhe mirëpritur marrëveshjet arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë nga se sipas tij, përfundimisht Kosova e Shqipëria po marrin përgjegjësit si shtete edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Në njërën anë Shqipëria po përmbushë suksesshëm obligimet dhe përgjegjësit kushtetuese ndërkaq në anën tjetër Kosova po i fut edhe nën ombrellën shtetërore të Kosovës mbrojtjen, kultivimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ai.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar tha se “për dallim nga e kaluara, kohët e fundit si Kosova, por edhe Shqipëria përmes ministrit Gent Cakaj dhe ministrave tjerë nga të dyja qeveritë, kanë hapur shtigje të reja politike të mbështetjes së shqiptarëve të Luginës përmes një diplomacie shumë proaktive”.
“Strukturimi përmes marrëveshjeve duhet të shpie në një strategji të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për një qasje të unifikuar ndaj Luginës së Preshevës për avancuar me këtë qasje sistematike e programatike”, tha Mustafa.
Ai tha se nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Shqipërisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës përfitojnë mbrojtjen shtetërore të substancës kombëtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Besoj që me marrëveshjet e fundit, si dhe me vendimin për themelimin e “Fondit të Përbashkët të Luginës së Preshevës”, e përmes projekteve konkrete, të arrihet përmirësimi i jetës së qytetarëve si në aspektin socioekonomik, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, poashtu në rritjen së cilësisë në arsim e kulturë”, tha Mustafa për Telegrafin.
Njëra ndër përfitimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga këto marrëveshje, sipas Mustafës është edhe krijimi i mekanizmave sistematik që trajtojnë gjendjen e vështirë nga diskriminimi dhe injorimi i realizimit të marrëveshjeve mes përfaqësuesve politik e institucional të Luginë së Preshevës me Serbinë.
“Jemi duke punuar fort në një proces të hartimit strategjisë afatmesme në ushtrimin e bashkërenduar të aktiviteteve në funksion të avancimit të çështjes së shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Vlen të theksohet që pas dy dekadave kemi arritur të i sigurojmë tekstet mësimore për shkollat filloret falë një bashkëpunimi dhe bashkërendimi me Ministrin e Arsimit të Shqipërisë”, u shpreh ai.
E megjithatë, kërkesat e nevojat e qytetarëve në tri komunat shqiotare në Serbi janë ende shumë të mëdha.
“Qeveria e Republikës së Serbisë nuk po tregon realisht gatishmëri dhe vullnet politik për integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe për ta reformuar kuadrin kushtetues dhe ligjor, që do ta përmirësonte pozitën e minoriteteve në Serbi dhe shqiptarëve në veçanti. Qeveria e Republikës së Serbisë nuk i ka jetësuar tri marrëveshjet që i ka firmosur me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës më vitet 2001, 2009 dhe 2013 me prani ndërkombëtare. Nisur nga kjo është një gamë e gjerë kërkesash e nevojash që duhet adresuar me shpejtësi edhe në kuadër të proceve tjera rajonale”, tha ai.
Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar siç tha Mustafa ka adresuar të gjitha shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me vështirësitë dhe pengesat jetike që po ballafaqohen .
“Padyshim qasja jo fleksibile në trajtimin e numrit të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar; Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve; Mungesën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip në institucionet shtetërore; Mos përfshirja e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore; Mungesa e teksteve mësimore për shkollat e mesme në gjuhën shqipe; Mos njohja e diplomave të shqiptarëve të përfituara jashtë vendit (KOS, ALB, NMK); Pamundësinë për të siguruar funksionimin e mediave nga shteti; Pamundësinë për të siguruar fonde të mjaftueshme në mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit e kulturës; në veçanti çështjet e arsimit etj janë vetëm disa nga çështjet të cilat do duhej të jenë prioritet për duhet të ngriten nga të gjitha palët”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite