LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet për mjet shpërthyes në veturën pranë AKI-së, policia jep detaje për rastin

Dyshohet për mjet shpërthyes në veturën pranë AKI-së, policia jep detaje për rastin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se në veturën pranë ndërtesës së AKI-së dyshohet për mjet shpërthyes.


Një person i dyshuar me veturë afër ndërtesës së AKI-së, arrestohet nga Policia
Lexo po ashtu Një person i dyshuar me veturë afër ndërtesës së AKI-së, arrestohet nga Policia

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës tha se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

“Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”, tha ai. /Telegrafi/