LAJMI I FUNDIT:

Një shqiptar godet me thikë një punëtor në një market në Gjermani

Një shqiptar godet me thikë një punëtor në një market në Gjermani

Një ngjarje tronditëse është shënuar në një market në Koln të Gjermanisë.

Raportohet se 53-vjeçari, I.E është sulmuar me thikë nga një person tjetër në vendin e punës. Media gjermane express, shkruan se i dyshuar për sulmin është një i ri rreth të 30-ave me origjinë shqiptare, por nuk e bën të ditur identitetin e tij.

Në një video të bërë virale nga mediat gjermane, shihet se si i riu sulmon papritur 53-vjeçarin, duke i shkaktuar një plagë 18 cm të thellë në shpinë. Për të ndaluar sulmuesin, është dashur ndërhyrja e punonjësve të tjerë të marketit, të cilët e goditën agresorin me shishe birre në kokë.


Ndërkohë sipas mediave, shkak për sulmin mund të jetë bërë xhelozia për një prej punonjëseve të marketit./tch/