LAJMI I FUNDIT:

​Të hënën mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit për rastin e Kujtim Veselit

​Të hënën mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit për rastin e Kujtim Veselit

Të hënën do të mbahet seanca ku do të shpallet aktgjykimi nga Gjykata Themelore për rastin e 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, Kujtim Veseli. Ndërkaq, sot është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor, ku ka përfunduar gjykimi ndaj personit me inicialet S.O, i cili dyshohet për dhunim seksual dhe vrasje të rëndë.

Aktivistët e fushatës “Drejtësi për Kujtimin” këtë të enjte para objektit të qeverisë kanë kërkuar kërkim falje, hetim penal dhe kompensim të familjes së Kujtimit.


Avokatja e familjes së Kujtimit, Rina Kika tha se mungon përgjegjësia e autoriteteve shtetërore të cilat kanë qenë përgjegjëse për rastin e 11-vjeçarit, Kujtim Veseli. Ky i fundit është gjetur i vdekur më 11 korrik 2019 në lagjen “Xhemail Mustafa” në Fushë Kosovë.

“Sot është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor dhe ka përfunduar gjykimin ndaj personit me inicialet S.O për trajtimin e aktakuzës që është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda. Për dhunim seksual dhe vrasje të rëndë të Kujtim Veselit. Seanca është mbyllur, ndërkaq të hënën në ora 09:00 të mëngjesit, me datën 12 tetor do të mbahet seanca ku do të shpallet aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda”, ka njoftuar ajo.

Aktivistë të fushatës “Drejtësi për Kujtimin”, kanë mbajtur sot konferencë për media para objektit të qeverisë, lidhur me përgjigjet e institucioneve rreth kërkesave të peticionit.

Aktivistja Qendresa Ademi tha se gjatë muajit shtator kanë pranuar dy përgjigje lidhur me peticionin dhe kërkesat e tij. Ky peticion është nënshkruar nga më shumë se 1200 persona.

“Policia e Kosovës prej të cilës kemi kërkuar kërkim-falje publike ndaj familjes së Kujtimit, për neglizhim të rastit dhe shkeljes së të drejtave të Kujtimit, ata na kanë njoftuar se kanë zhvilluar trajnime me zyrtarë policorë në fushën e të drejtave të njeriut. Ne këtë përgjigje e konsiderojmë refuzim në heshtje të kërkesës sonë për kërkim-falje publike ndaj familjes së Kujtimit. Madje, në përgjigjen e Policisë as që përmendet emri i Kujtimit, por vetëm i referohet si rast i potencuar nga ju dhe rasti në fjalë”, tha ajo.

Ndër tjera, edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i është përgjigjur me shkrim peticionit. As ky i fundit sipas aktivistëve nuk ka marrë përgjegjësi për të kërkuar falje për neglizhimin e rastit.

“Ndaj tij dhe Prokurorisë së Shtetit kemi kërkuar që të kërkojnë falje publikisht dhe të iniciojnë hetime penale ndaj prokurorëve dhe zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin. Kryeprokurori Lumezi ka shprehur keqardhje të sinqertë si kryeprokuror i shtetit, si prind, dhe në fund si njeri mbi mënyrën e humbjes së jetës së një të mituri. Sidoqoftë prokurori nuk ka marrë përgjegjësi dhe as që ka kërkuar falje për neglizhimin e rastit ashtu siç kemi kërkuar ne në peticion. Ai vetëm ka shprehur keqardhje dhe tronditje të sinqertë për mënyrën se si është vrarë Kujtimi”, ka theksuar ajo.

Këta të fundit kanë kërkuar kompensim për familjen nga Qeveria e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje as në kërkesën për peticion.

E aktivistja Vlora Gashi theksoi se vrasja dhe dhunimi seksual i përsëritur i Kujtimit kanë qenë të parandalueshme. Prokuroria dhe Policia e Kosovës, sipas saj kanë qenë të njoftuara për rrezikun që i kanosej 11 vjeçarit, por që të njëjtit nuk kanë ndërmarrë veprime për mbrojtjen e tij.

“Ne dyshojmë se arsyeja e mos-trajtimit seriozisht të rastit është paragjykimi racist dhe racizmi institucional. Prandaj duhet të zhvillohet hetim penal ndaj zyrtarëve policorë dhe prokurorëve që e kanë trajtuar rastin dhe ia kanë shkelur të drejtën në jetë dhe të drejtën për të qenë të lirë nga tortura. Kryeprokurori na ka njoftuar për vendimin për masën disiplinore zbritje e pagës 30 për qind për prokurorin Ruhan Salihu që ai nuk e ka kërkuar paraburgimin e personit me inicialet S.O në prill 2019 kur ky i fundit e ka pranuar se e ka dhunuar seksualisht Kujtimin. Kjo masë disiplinore nuk e adreson përgjegjësinë e zyrtarëve për shkeljet, prandaj kërkesat tona vazhdojnë të jenë: 1.Kërkim falje, 2.Hetim penal dhe 3. Kompensim i familjes së Kujtimit”, ka shtuar Gashi.

Aktivistët e fushatës “Drejtësi për Kujtimin”, kanë rihapur këtë peticion dhe kanë ftuar qytetarët të cilët nuk e kanë nënshkruar deri më tash të bashkëngjiten. Ky peticion është i qasshëm online dhe mund të gjendet në facebook në faqen “Drejtësi për Kujtimin”. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori