Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur emrat dhe profesionet e këshilltarëve të jashtëm dhe të brendshëm, për çka u pyet nga deputeti i Kuvendi të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni.
Deputeti Hyseni vec kësaj ka pyetur Selimin edhe largimin nga detyra të këshilltarit të jashtëm në këtë ministri, Enis Qerka, për të cilin ishte arrestuar me dyshimin e përfshirjes në kontrabandimin e 113 kilogramë narkotikë të llojit heroinë , në dhjetorin e 2018-ës.
Deputeti Hyseni kërkoi nga Selimin se cila është etika dhe morali i reagimit atëherë kur mediat raportojnë për një skandal, e për çka ministri bëri krahasime të etikës së tij me ta.
“Në mesin e regjisorëve, ekonomistëve e të arkitektëve po duket që pak ka jurist. Por sido që të jetë pyetja është. Deklarimi që ka bërë një këshilltar i juaj dhe afera për të cilën është kapur apo akuzuar, ju keni thënë që e keni liruar nga detyra me të kuptuar se mediat kanë raportuar për një skandal të tillë. Më pas i njëjti ka deklaruar që ai ka kërkuar të lirohet nga detyra. A do të thotë që ju i shkarkoni këshilltarët që kapën me mbi 100 kilogramë substancë narkotike vetëm pasi ata kërkojnë që të lirohen nga detyra apo nga raportimi i mediave. Cila është etika dhe morali i reagimit në këto situata. Fillimisht i emëroni e më pas i shkarkoni duke raportuar mediat e duke kërkuar ata”, pyeti Hyseni.
Selimi pranoi që largimin e këshilltarit Qeka e bëri pas raportimit të mediave, e për çka thotë se etika është se ai ka marrë përgjegjësinë.
“Është raportuar nëpër media gjithandej në qeverinë e kaluar për këshilltarë të ndryshëm që kanë pas lidhje me grupe të cilat kanë qenë pjesë e krimit të organizuar dhe drogë. Etika është që të mos lidhet kjo punë kjo punë nëse nuk ka një aktvendim për hetime apo aktakuzë. Etikë është të mos raportohet. Gjithashtu gjithandej është raportuar që ka pas këshilltarë tjerë që kanë pas lidhje gjithashtu me krimin e organizuar. Etika është që të mos të ngarkohet ministri nëse nuk ka aktvendim për hetime prapë ose aktakuzë. Etikë është që të mos raportohet. Dallimi mes etikës është që së paku unë e kam marrë përgjegjësinë para publikut raportimit të mediave, e kam marrë një vendim e kam përqafuar faktin e këtij raportimi i cili e ka përmirësuar ministrinë. Më para ajo etikë për të cilën flisni ju ka qenë etikë e mbrapshtë pasi që ata asnjëherë nuk kanë marrë përgjegjësi dhe asnjëherë nuk janë përgjigjur për ato akuza të cilat i kam lexuar nëpër media. Etika është që të përmirësohesh nga mediat, nga shoqëria civile, nga deputetët, etika është që të bëhesh më e mirë nga ajo që e dëgjon dhe e përmirëson në vetë ministri. Kjo është etika. Ky është dallimi im për etikë dhe etikën për të cilën flisni ju”, deklaroi Selimi.
Tutje ministri ka vazhduar duke bërë krahasime të etikës së tij me atë të partisë së deputetit Hyseni.
“Kjo etikë e juaja është etikë e një grushti të votave, është etikë e të bërit politikë ditore, e nuk është etikë e bërjes së politikave shtetërore. Ky është dallimi zotëri Hyseni. Lirimi nga detyra e këshilltarit është bërë me marrëveshje e është liruar nga detyra pas raportimi, është e vërtetë. Në kohën kur është emëruar këshilltari nuk ka pas dhe as nuk ka aktvendim për hetime, nuk ka pas e as nuk ka aktakuzë”, potencoi Selimi.
Hyseni ka kritikuar Selimin edhe për mungesë të transparencës duke thënë se kjo është shqetësuese për deputetët, duke iu referuar edhe mos publikimit të emrave të këshilltarëve. E për çka Selimi thotë se kjo është përgjegjësi e administratës.
Ministri Selimi prezantoi emrat dhe profesionet e këshilltarëve në Ministrinë e Drejtësisë.
“Me këtë raste ju njoftoj me emrat dhe këshilltarët e brendshme që janë gjithsej shtatë. Diana Rugova shefe e kabinetit inxhiniere, Naim Ramizi këshilltar politik, shkenca politike. Nimon Bricori këshilltar politik, ekonomist. Xhavit Loshaj këshilltar politik, arkitekt, Erleta Obertinca këshilltare politike, ekonomiste. Liridon Ereqi këshilltar politik, jurist, Jashar Qukiqi këshilltar politik Jurist. Këshilltar të jashtëm, Jeton Maqedonci këshilltar i jashtëm jurist. Emrush Kastrati këshilltar i jashtëm, jurist. Kushtrim Loshaj ekonomist, Trim Musliu regjisor. Me të marrë postin e ministrit të Drejtësisë jam zotuar për transparencë, çdo vendim i im, çdo takim ë paraqet interesin dhe politikat e ministrisë është publikuar në faqen e Ministrisë. Secili vendim për emërim nga kabineti im ka shkuar me ecuri të njëjtë dhe është përcjellë të zyrtarët e përgjegjës brenda ministrisë së Drejtësisë për procedim të mëtejme deri në publik. Publikimi i vendimeve të tilla është përgjegjësi e administratës”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës