Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe historiani Frashër Demaj ka reaguar ndaj disa deklaratave që kanë qarkulluar ditëve të fundit në vend, në lidhje me projektin e historisë së përbashkët nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, ku ishte pjesëmarrës.
Demaj tha se edhe pas reagimeve të shumta për këtë projekt ka qenë shumë i qetë dhe i duruar, edhe pse siç tha ai këto reagime kanë vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes së tij.
Ai po ashtu tha se linçimet që i janë bërë, janë bërë nga njerëz që kanë qëllime tendencioze për ta cenuar imazhin e tij.
“Këto ditë kam qenë i duruar i qetë dhe i urtë për faktin se LDK-ja e ka një traditë të trashëguar nga presidenti Rugova. Gjatë këtyre ditë janë bërë shumë shpifje, insinuata dhe gënjeshtra në qarqe të ndryshme me qëllim të cenimit publik të imazhit të dikujt”, ka thënë ai.
Deputeti Demaj po ashtu tha se personat që janë munduar të cenojnë imazhin e tij, as nuk i kanë lexuar këto shkrime, pasi siç sqaroi ai, këto fjali që po qarkullojnë nuk janë nën autorësinë e tij.
“E kam thënë disa herë dhe po e them prapë sepse nuk mund të zgjerohem shumë për arsye të kohës. Ju që nuk lexoni, kapni librat dhe shikoni. Ndërsa ju të tjerët që keni qëllime tendencioze hiqni dorë nga këto situata sepse nuk ju bëjnë nder juve. Pjesa e botuar në një botim ndërkombëtar ku fyhet dinjiteti i gruas shqiptare, edhe dje edhe sot unë shfaq indinjatën time dhe bashkohem me ata njerëz që janë korrekt dhe i trajtojnë gjërat në mënyrën e duhur. Ky shkrim është i para 200 vjetëve, 1801 dhe e ka shkruar Brayton. Shikoni faqen 136. Pra unë as nuk jam autor dhe as nuk jam pjesë e redaksisë dhe kush merret me shkencë i kupton këto gjëra, cila është përgjegjësia e autorit dhe cila është përgjegjësia e një redaksie të caktuar. Unë dhe grupi im punues i Kosovës mbajmë përgjegjësi vetëm për ato materiale që mbajnë vulën e agjencionit shtetërorë të arkivave të Kosovës”, ka sqaruar ai.
Demaj gjithashtu tregoi se në cilën faqe sqarohen shkrimet dhe nga janë huazuar ato.
“Meqë po e kërkoni dhe jam shumë i bindur që nuk e keni lexuar hiç, shikoni në faqen 66 ku flitet për përpjekjet paqësore të Rugovës për pavarësi, faqe 67 flitet për UÇK-në, edhe në faqen 68 flitet për UÇK-në, në faqen 69 i keni refugjatët shqiptarë në kufirin Kosovë-Shqipëri, aty flitet dhe për masakrën e Reçakut sipas Human Right Ëatch, në faqen 70 flitet për masakrën e Reçakut sipas gazetës serbe, ku kjo gazetë e quan incidente. Pra e quan gazeta Vreme e nuk e quajnë as burimet e Kosovës dhe as Frashër Demaj”, tha ai.
Demaj i quajti shpifje dhe linçime të gjitha reagimet që janë bërë ditëve të fundit.
Ai tha se shkenca i ka ligjet e veta dhe siç tha ai asnjë fjalë nuk e ka shkruar që mund ta cenojnë dinjitetin kombëtarë shtetërorë.
“Pra ata që kanë shpif aq shumë dhe më kanë linçuar dhe më kanë fyer kaq shumë, ata që më kanë rrezikuar jetën e familjes time dhe timen, ata që nuk kanë dinjitet dhe karakter njerëzor, le të vazhdojnë dhe le të linçojnë, le të më shajnë, e le të më fyejnë por asnjëherë nuk më frikësojnë. Ata le ta din se nuk mund të ma cenojnë dinjitetin akademik dhe as kombëtarë timin. Ata duhet ta kuptojnë që shkenca i ka ligjet e veta. Ata le ta kuptojnë se unë nuk kam shkruar asnjë fjalë që cenojnë dinjitetin kombëtarë shtetërorë. Ata që kanë sharë e shpifur për Skënderbeun, e Isa Boletinin e kanë quajtur tradhtarë, Azem Bejtën, Nënë Terezën e kanë quajtur me terma që nuk i nxjerr goja ime. Edhe Rugovën e Adem Jasharin…Ata janë njerëz të dështuar dhe nuk mund të ma cenojnë imazhin tim publik”, tha ndër të tjera deputeti, Frashër Demaj.
Ndryshe, “Projekti i historisë së përbashkët”, nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore ka shkaktuar debate në Kosovë.
Në këtë projekt të përmbledhur në disa vëllime kanë kontribuar autorë nga vende të ndryshme ndër të cilët është edhe historiani nga Kosova, Frashër Demaj dhe disa historianë nga Shqipëria.
Disa citate nga ky libër kanë ngjallur indinjatë në Kosovë. Dokumentet e dërguara nga historianët serb për masakrën e Reçakut i referohen me termin“incident”, ndërsa në disa raste tjera denigrohet personaliteti i gruas shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak