LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias të premten në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias të premten në Kosovë

E plotësuar: Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias të premten do të jetë për vizitë në Kosovë.

Kjo u konfirmua edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Sh. S. Meliza Haradinaj-Stublla pret nesër në vizitë zyrtare homologun e saj grek, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sh. T. Nikos Dendias. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, me homologun e saj grek Dendias do te diskutojë për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë”, thuhet në njoftim


Kjo vizitë e ministrit grek është e rëndësisë së veçantë, meqë Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është shtet që ka treguar konstruktivitet të lartë politik e praktik në mbështetje të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pritet të vizitojë Kosovën

E plotësuar: Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias së shpejti do të vizitojë Kosovën.

Burime të RTV Dukagjini kanë konfirmuar se së shpejti Dendias do të jetë për vizitë në Kosovë, ndërsa vizita e fundit e një zyrtari grek që e ka vizituar Kosovën është dy vjet më parë, kur vendin tonë e vizitoi kryediplomati Nikolaos Kotzias.

Ndryshe, Greqia është ndër 5 vendet e Bashkimit Evropian që nuk njeh shtetin e Kosovës.

Megjithatë ky shtet njeh pasaportën e Kosovës, ka zyre ndërlidhëse dhe nuk ka paraqitur pengesë në proceset integruese të Kosovës. /Telegrafi/