LAJMI I FUNDIT:

Policia e Hong Kongut arrestoi tre persona që kishin vjedhur vepra artistike në vlerë prej 70 milionë euro

Policia e Hong Kongut arrestoi tre persona që kishin vjedhur vepra artistike në vlerë prej 70 milionë euro

Tre burra janë arrestuar në lidhje me vjedhjen e disa kaligrafiteve të ish-udhëheqësit kinez, Mao Ce Dun, të cilat thuhet se kushtojnë 70 milionë euro.

Një copë kaligrafie e gjatë 2.8 metra, e cila thuhet se i përket ish-udhëheqësit komunist të Kinës, u pre përgjysmë nga hajdutët sepse menduan se ishte shumë e gjatë, sipas policisë së Hong Kongut, raporton CNN.


Artikujt e vjedhur përfshinin gjashtë pjesë të kaligrafisë më të vogla të shkruara gjoja nga Mao, një koleksion prej 10 monedhash bronzi dhe më shumë se 24 mijë pulla të vjetra postare, transmeton Telegrafi.

Ai tha se pronari kishte vlerësuar se artikujt ishin me vlerë rreth 549 milionë euro, por policia ende është duke punuar për të konfirmuar vlerën e saktë dhe kishin kontaktuar grupe përkatëse të Hong Kongut dhe Kinës.

Vjedhja ndodhi në një apartament në lagjen Yau Ma Tei, natën e 10 shtatorit dhe përfshiu tre burra, të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me një taksi.

Zyrtarët besojnë se dy hajdutë të tjerë janë ende në arrati. Çështja mbetet nën hetime gjersa policia përmes xhirimeve të kamerave, po përpiqet për t’i identifikuar të dyshuarit. Ata janë ende në kërkim të tetë monedhave të tjera prej bronzi, gjashtë copa të tjera kaligrafie dhe të gjitha 24,327 pullave postare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori