LAJMI I FUNDIT:

Facebook do ta ndalojë QAnon shkaku i teorive të konspiracioneve

Facebook do ta ndalojë QAnon shkaku i teorive të konspiracioneve

Facebooku njoftoi se se do të ndalojë çdo faqe, grupe dhe llogari në Instagram, që përfaqësojnë teoritë e konspiracionit të QAnonit.

Masa vjen tre vjet pasi filloi teoria e konspiracionit të ekstremit të djathtë. Gjatë atyre viteve, adhuruesit e QAnon kanë përqafuar një numër teorish të ndryshme dhe shpesh kontradiktore, por besimet themelore false që qëndrojnë në themel të QAnon janë pretendimet rreth një politike që përfshihen në abuzim seksual të fëmijëve dhe një përpjekje “e thellë” për të minuar presidenti Trump, shkruan CNN.

Vitin e kaluar një zyrë e FBI paralajmëroi se pasuesit e ‘Q’ janë një kërcënim i brendshëm i terrorizmit, transmeton Telegrafi. Masa e Facebook do të mirëpritet nga disa, por platforma ka lejuar që komploti të rritet dhe të përhapet për vite me radhë.


Tani ka republikanë të shumtë që garojnë për Kongresin të cilët kanë shprehur mbështetje për QAnon. Në gusht, presidenti Donald Trump vlerësoi ndjekësit e QAnon për mbështetjen e tij.

“Unë nuk di shumë për lëvizjen përveç se e kuptoj se ata më pëlqejnë shumë, gjë që unë e vlerësoj”, tha Trump në dhomën e informimit në Shtëpinë e Bardhë.

Facebook ka bërë angazhime të shumta për ndalimin e grupeve dhe përmbajtjeve të caktuara në të kaluarën, por zbatimi i këtyre ndalimeve ndonjëherë ka qenë i ngadaltë dhe jo konsistent.

Në gusht, Facebook goditi mijëra llogari në të gjithë Facebook dhe Instagram duke promovuar teorinë e konspiracionit QAnon. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

Teknologji
Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11

Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Disa duan që të miturve t'u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye

Disa duan që të miturve t'u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye

Teknologji
Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Kalo në kategori