LAJMI I FUNDIT:

Irkenc Hyka bëhet me veturë luksoze për ditëlindjen e 28-të

Irkenc Hyka bëhet me veturë luksoze për ditëlindjen e 28-të

Ai prej disa vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe përgjatë kësaj kohe ka kompozuar e sjell hite të shumta.

Fjala është për këngëtarin dhe tekstshkruesin e njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka, i cili sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e 28-të.


Ai në këtë ditë të rëndësishme, ka pranuar një dhuratë tejet luksoze – një makinë të tipit Audi Q7.

Irkenc Hyka (Foto: Instagram)

Duke publikuar një fotografi pranë veturës në Instagram, kompozitori shqiptar e njoftoi këtë për fansat e tij.

“Edhe 100 Irkenc, Rrofsh sa malet. Dhurata e ditëlindjes”, ka shkruar ai.

Irkenc Hyka publikon këngën e re "A kishe zemër", protagoniste në klip Zaimina Vasjari
Lexo po ashtu Irkenc Hyka publikon këngën e re "A kishe zemër", protagoniste në klip Zaimina Vasjari

Urime për ditëlindje pranoi edhe nga fansat, miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Irkenci ndërkaq një javë më parë publikoi këngën e re “A kishe zemër”, ku protagoniste në klip ishte artistja Zaimina Vasjari. /Telegrafi/