Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për interpelancë të Avdullah Hotit për pezullimin njëvjeçar të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Përmes një komunikate për media thonë se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, rajonale e globale ndërqeveritare e ndërshtetërore, të specializuara apo të përgjithshme, pos avancim i interesave të ndryshme të institucioneve të saja në raporte multilaterale, para së gjithash është shprehje e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Sipas tyre, zotimi i njëanshëm i Avdullah Hotit për pezullim të kërkimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare përveçse është pushim njëvjeçar i shtetësisë së Kosovës në sferën dhe sistemin ndërkombëtar, është edhe bllokim i shumë nismave, projekteve e proceseve të ndryshme të shtetit të Kosovës dhe institucioneve të saj në nivel ndërkombëtar multilateral.
Vetëvendosje konsideron se shumë prej këtyre proceseve kanë pasur edhe ashtu sfida të shumta për të kapërcyer në rrugën e tyre drejt bashkëpunimit ndërkombëtar, e të cilat tanimë bllokohen nga vetë Qeveria e Kosovës.
“Rikthimi i tyre nuk është aspak i lehtë. Moratoriumi njëvjeçar në planin e tyre të veprimit shumëfishohet në vite të tëra përpjekje për të arritur agjenda të caktuara të bashkëpunimit ndërshtetëror e ndërinstitucional”, thotë VV. “Siç është bërë zakon tashmë kur bëhet fjalë për dorëzimin para kushteve të Serbisë e të cilat pastaj shndërrohen në koncesione për këtë të fundit, deklarimi i 15 qershorit për të pezulluar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, u materializua më 4 shtator në Uashington në formë të zotimit të njëanshëm për Serbinë. Padyshim se kjo është kërkesë që Kosova për një vit të heqë dorë prej sjelljes së saj si një shtet normal e sovran. Pse t´i kërkohet Kosovës që të heqë dorë nga sovraniteti i saj, qoftë dhe përkohësisht? Ç’lidhje ka kjo me zhvillimin ekonomik të Kosovës? Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare i ndihmon ekonomisë, nuk e pengon atë”, thuhet më tej.
Përveç dëmeve diplomatike nga ky veprim i Qeverisë, sipas Vetëvendosjes heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare kinse me arsyetimin që Serbia të pezullojë fushatën për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, është pozicion me pasoja të parikuperueshme në raport me dialogun me Serbinë.
“Nuk mund të ketë marrëveshje për njohje e që përfundon me njohje reciproke në mes të dy shteteve, duke hyrë në proces të dialogut me pozicion neutral ndaj pavarësisë së Kosovës nga vetë Qeveria e saj. Asimetria e shumanshme e Kosovës me Serbinë po merr trajtë zyrtare të asimetrisë edhe nominalisht, duke vënë në tavolinën e dialogut statusit të Kosovës për negociim”, thotë VV. Ky zotim i njëanshëm individual për pezullimin e kërkimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare bie në kundërshtim me Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës. Avdullah Hoti dhe kushdo qoftë nuk mund të shfuqizojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nuk mund t’i imponojë shtetit të Kosovës kurrfarë zotimi individual”, thuhet në fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës