LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga Zemaj që kërkesat e tyre të diskutohen në mbledhjen e Qeverisë

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga Zemaj që kërkesat e tyre të diskutohen në mbledhjen e Qeverisë

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të diskutohen edhe kërkesat e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.

Kjo sindikatë përmes një komunikate ka përsëritur se kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

Ata po kërkojnë që të paguhet puna e tyre gjatë fundjavës, festave dhe orët shtesë, ndërkaq pagesat për ndërrimet e natës kërkojnë të rriten 100 për qind, nga 18 euro sa janë në 36 euro, si dhe të paguhet rrezikshmëria në punë.


“Gjatë kësaj pandemie e dëshmuam vetën përmes punës, angazhimit, vullnetit, sakrificës dhe gatishmërisë. Sa e sa nga infermierët nuk i takuan me muaj të tërë më të dashurit e tyre, fëmijët e tyre, prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre, vetëm që ju të jeni të sigurt, që ky virus mos të shpërndahet, ndërsa të prekurve u shërbyen kujdes maksimal! Sa nga infermierët u infektuan nga ky virus në krye të detyrës duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe ndoshta edhe jetën ndërsa JU duartrokitët për përkushtimin dhe punën e tyre! Ne u kujdesëm për shtetin. Është koha që shteti të kujdeset për ne”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

“Andaj, Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që përmes Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën pikën “të ndryshme” të rendit të ditës së këtij takimi, të futen për diskutim edhe kërkesat e komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor. Kërkesat tona janë të arsyeshme, nuk kërkojmë diçka absurde. Ndërrimet e natës të rriten për 100%, nga 18€ në 36€. Të paguhet puna gjatë  vikendeve, festave dhe orët shtesë për infermierët. Të paguhet rrezikshmëria në punë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori