LAJMI I FUNDIT:

Pasi pësoi aksident në garë, Luca Corberi sulmon garuesit e tjerë në shenjë hakmarrje

Pasi pësoi aksident në garë, Luca Corberi sulmon garuesit e tjerë në shenjë hakmarrje

Një shofer ka kërkuar falje dhe është zotuar të mos garojë më kurrë pas një aksidenti në një garë të Kampionatit Botëror të Karting.

Luca Corberi tani është nën hetime nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, – departamenti i Motorsportit.


Corberi po garonte në finalen e Kampionatit Botëror Karting KZ në Lonato, Itali, kur u aksidentua në garë dhe më pas hodhi parakolpin e makinës së tij në pistë.

“Është Luca Corberi, që shkon afër pistës – çfarë po bën”? tha komentatori i garës përpara se italiani të hidhte parakolpin në rrugën që po garonin shoferët e tjerë, transmeton Telegrafi.

Corberi shpërfilli kërkesat e zyrtarëve ndërsa ecte nëpër pistë derisa doli nga gara.

“Do të doja t’i kërkoja falje komunitetit të automjeteve për atë që kam bërë”, tha 23-vjeçari në një deklaratë në mediat sociale.

“Nuk ka justifikime për të shpjeguar pse kam bërë një veprim kaq të turpshëm, kjo ka qenë diçka që nuk e kam bërë kurrë në 15 vitet e karrierës sime, dhe shpresoj shumë që të mos shihet nga askush tjetër në të ardhmen”, tha Corberi.

Corberi gjithashtu tha se ai nuk do të konkurronte në asnjë garë tjetër me motor në të ardhmen pasi “është thjesht gjëja e duhur për të bërë”.

“FIA dhe ACI (Klubi i Automjeteve të Italisë) janë thellësisht të shqetësuar nga ngjarjet shqetësuese që ndodhën dje gjatë Kampionatit Botëror FIA Karting KZ në Lonato, Itali”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kjo organizatë.

FIA ka filluar një hetim të menjëhershëm mbi incidentet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez

Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez "Shkallët drejt Parajsës"

Interesante
Vogëlushja

Vogëlushja "fiton zemrat" e përdoruesve të rrjeteve sociale duke iu bashkuar trendit të famshëm të TikTok-ut, Asoka

Fun
Cirk në një aeroplan: Vajza ia ngjyros thonjtë pasagjerit arrogant teksa ai ishte në gjumë

Cirk në një aeroplan: Vajza ia ngjyros thonjtë pasagjerit arrogant teksa ai ishte në gjumë

Fun
Imazhe - dizajni i të cilave është argëtues dhe krejtësisht i çuditshëm

Imazhe - dizajni i të cilave është argëtues dhe krejtësisht i çuditshëm

Interesante
Kalo në kategori