LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian tregon format e bujshme trupore në një kostum të ngushtë, ndërsa merr vëmendjen me ngjyrën e kuqe

Kim Kardashian tregon format e bujshme trupore në një kostum të ngushtë, ndërsa merr vëmendjen me ngjyrën e kuqe

Kim Kardashian dukej e pabesueshme kur u fotografua duke dalë nga vetura e saj në Malibu të hënën në mbrëmje.

Ylli dhe sipërmarrësja e njohur 39 vjeçare, tregoi figurën e saj të trupore e veshur me një ansambël prej lëkure ngjyrë të kuqe, që ngjitej në mënyrë të përkryer për trupin e saj, shkruan DailyMail.

Pjesa e sipërme e saj pa mëngë kishte një pjesë të prerë në bel, e cila tregonte barkun e saj të tonifikuar dhe pantallonat e saj të përputhura ishin të prera deri mbi kyçet e këmbëve.


Ajo kishte veshur një palë taka të cilat kishin një taban të kuq.

Flokët e zeza ajo i kiste bërë bishtalec, ndërsa dukej mjaft tërheqëse kur u fotografua nga paparacët.

Ajo nuk u duk se ishte me burrin e saj Kanye West, 43 vjeçar, gjatë natës, dhe as me ndonjë nga vëllezërit e motrat e saj të famshëm ndërsa dilte jashtë.

Kim ka zbuluar se ajo u kujdes për Kanyen ndërsa ai u shërua nga COVID-19 në muajin mars.

Sidoqoftë, gjatë intervistës së tij famëkeqe për ‘Forbes’ në muajin korrik, Kanye zbuloi se e kishte pasur coronavirusin në shkurt.

Pavarësisht nga orari, Kim iu gjend pranë burrit në atë periudhë të vështirë.

Ajo shpjegoi: “Unë duhej të shkoja dhe të ndryshoja çarçafët e tij dhe ta ndihmoja të ngrihej nga shtrati kur nuk ndihej mirë. Ishte një sfidë sepse ishte aq i panjohur virusi”. /Telegrafi/