LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i brazilianit të futsallit, Cristiano Cardoso: Luan te FC Prishtina 01, mbron ngjyrat e Shqipërisë, ndërsa gjatë bllokimit nga pandemia ishte në Kosovë

Kur kanë mbetur më pak se dy javë që futsalli në Kosovë të rikthehet, klubet po bëjnë përgatitjet e fundit.

Por është një rast i veçantë në futsallin tonë, si ai i është portieri brazilian Cristiano Cardoso, që mbron ngjyrat e FC Prishtina 01 dhe Kombëtares Shqiptare.

Ai në një intervistë për Telegrafin tregon se si është pritur në Kosovë, sukseset dhe sfidat.


“FC Prishtina 01 më kanë pritur shumë mirë. Janë shumë të shoqërueshëm dhe lojtarë të mirë. Po ashtu janë dhe njerëz të mirë. Kështu që ka qenë një mikpritje e mirë nga ata”.

“E kemi fituar Kupën e Kosovës. Jam i lumtur, por jo dhe aq, pasi që dua ta fitoj edhe ligën. Por nuk arritëm dot ta fitonim sezonin e kaluar. Do të mundohemi ta bëjmë këtë sezon”.

Gjatë bllokimit nga pandemia COVID-19 ai kishte mbetur në Kosovë. Ai thotë se i mungoi familja, por me  ndihmën që ka pasur nga bashkëlojtarët dhe klubi e ta tejkaluar mirë.

“Ishte pak e vështirë për mua, por klubi më ndihmoi shumë. Bashkëlojtarët kanë qëndruar shumë me mua. Më vizitonin shpesh. Dhe stërvitesha shumë në shtëpi. Pra, ishte mirë”.

Cardoso flet për futsallin në Kosovë, talentet që atij i kanë pëlqyer në vitin e fundit dhe synimin me klubin këtë vit.

“Ka shumë lojtarë që janë talente. Në skuadrën time është Shefki (Kameri) dhe Endrit (Hajdini), që më kanë impresionuar shumë. Nga skuadrat e tjera janë Jeton (Rukovci) nga Prishtina Mabetex dhe Loni (Maxharraj) nga Liburni”.

“Qëllimi ynë është t’i fitojmë gjitha trofetë. Jemi duke punuar fort. Duam ta fitojmë Kupën dhe Ligën e Kosovës. Duhet të punojmë dhe të shohim pastaj si do shkojë”.

“Para se të vija te Prishtina 01, kam luajtur për skuadra si Benago i Republikës Çeke, në Feniks, Sparta Pragën dhe për disa klube të Brazilit”.

Po ashtu flet për synimet e Kombëtares së Shqipërisë, pjesë e të cilës është edhe ai vet.

“Jemi mirë të Shqipëria. Tani presim ndeshjet e ‘Main Round’ për kualifikimet për Evropian, ku kemi grup të vështirë. Por, po punojmë dhe do ta bëjmë punën tonë”.

Ai tregon edhe fjalët në shqip që i ka mësuar, ku gjatë shqiptimit të tyre një bashkëlojtar ia ndërprenë intervistën për një çast, duke treguar edhe dashurin dhe ngrohtësinë që ka gjetur në kryeqytet. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

La Liga
Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Premier League

"E shoh veten këtu", Rafael Leao komenton të ardhmen mes interesimit të Barcelonës

La Liga
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

La Liga
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

La Liga
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

La Liga
Kalo në kategori