LAJMI I FUNDIT:

Cakaj sqaron lajmin për vizat: Nuk ka rikthim të tyre

Cakaj sqaron lajmin për vizat: Nuk ka rikthim të tyre

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar mbi rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si plotësisht të pavërtetë.

Sipas Cakajt, bëhet fjalë vetëm për hyrjen në fuqi të sistemit që njihet si ETIAS, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë së brendshme e forcimin e kufijve të Bashkimit Evropian, duke forcuar instrumentet e verifikimit të të dhënave të të gjithë shtetasve të huaj që hyjnë në hapësirën e përbashkët evropiane, pra nuk do të ketë aplikim për viza ose ndonjë praktikë të caktuar ekskluzivisht për shtetasit shqiptarë.

“Lajmi për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë është krejtësisht i pavërtetë! Fillimi i zbatimit të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lidhje me rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptar. Sidoqoftë, duke marrë parasysh shkallën e lartë të lajmeve të rreme këto ditë”, ka shkruar Cakaj në Facebook.


Duke nisur nga data 1 janar e vitit 2021 të gjithë shtetasit nga Shqipëria që duan të udhëtojnë në zonën Shengen do të përballen me një sistem të ri të vizave.

Rregullat e reja të lëvizjes në zonën Shengen, nga 1 janari 2021 procedura të reja për shtetasit nga Shqipëria që udhëtojnë në Evropë
Lexo po ashtu Rregullat e reja të lëvizjes në zonën Shengen, nga 1 janari 2021 procedura të reja për shtetasit nga Shqipëria që udhëtojnë në Evropë

Ky program i quajtur Sistemi i Autorizimi dhe Informacionit Elektronik të Udhëtareve (ETIAS) ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/