LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Prizren, u prezantua rrejshëm si zyrtar policor

Arrestohet një person në Prizren, u prezantua rrejshëm si zyrtar policor
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pas mesnatës të hënë në Prizren pasi ishte prezantuar rrejshëm si zyrtarë policor.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.


Fillimisht i dyshuari ishte prezantuar si zyrtar policor me rroba civile, e pastaj në stacionin policor kishte fyer e penguar zyrtarët policor.

“Prizren 05.10.2020 – 01:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht është prezantuar si zyrtar policor në rroba civile, e me pas në Stacion policor ka fyer e penguar zyrtarët tjerë policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/