LAJMI I FUNDIT:

IHK paralajmëron vërshime në Kosovë

IHK paralajmëron vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mbrëmë për mundësinë e vërshimeve në disa zona në Kosovë, ndërsa pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e shiut të jetë në regjionin e Prizrenit.

IHK njofton se reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar të hënën, të përcjella me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe sot.


Instituti njofton se këto reshje në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane.

Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit. /Telegrafi/