LAJMI I FUNDIT:

Sa kohë duhet para se rutina e kujdesit për lëkurën të filloj të funksionoj?

Sa kohë duhet para se rutina e kujdesit për lëkurën të filloj të funksionoj?

Nëse sapo keni filluar një rutinë të re të kujdesit për lëkurën, pritja e kënaqësisë së menjëhershme është mënyra më e shpejtë për t’u zhgënjyer.

Ekspertët thonë se nuk është reale të presësh përmirësime të ndjeshme në asgjë më pak se një javë, e aq më pak brenda natës. Sidoqoftë, afati kohor për të parë ndryshimet ndryshon nga personi në person.

Për disa, mund të jetë tre javë, për të tjerët, mund të jetë i gjithë muaji. Sidoqoftë, ekziston një përbërës sekret që do ta bëjë rezultatin të shfaqet më shpejt sesa është në të vërtetë, dhe ai është durimi.


Këto janë disa prej kategorive të njohura të produkteve të kujdesit për lëkurën dhe tregohet sa gjatë do të prisni para se të shihni përmirësime.

Pastrues fytyre

Problemi me pothuajse të gjitha llojet e pastruesve është se nuk qëndron në lëkurë aq kohë sa të ketë ndonjë efekt të dukshëm, pavarësisht nëse e përdorni një herë ose disa herë në ditë. Sigurisht, do të pastrojë lëkurën tuaj, por ky është kufiri i efektit të saj.

Thënë kjo, nëse vuani nga lëkura e thatë, njollat, lëkura me vaj ose ndonjë problem që lidhet me grimcat dhe papastërtitë në lëkurë, mund të duhen 30 ditë përdorimi i vazhdueshëm për të parë një përmirësim.

Hidratues

Hidratuesit janë ideal nëse keni lëkurë me vaj ose lëkurë që është e prirur për ‘shpërthime’. Ndryshe nga pastruesit e fytyrës, ju ka të ngjarë të përjetoni efektet e një kremi efektiv hidratues pothuajse menjëherë. Në fakt, sa më shpejt që lëkura juaj të thithë produktin, ju do të ndjeni që lëkura juaj përmirësohet. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se situata është zgjidhur. Ju do të keni nevojë për një aplikim të qëndrueshëm për 14 ditët e ardhshme për të parë përmirësime të dukshme.

Heqja e njollave të errëta

Njollat ​​e errëta, të shkaktuara kryesisht nga hiperpigmentimi mund të jenë të vështira për tu hequr, por jo edhe të pamundura. Sidoqoftë, zakonisht duhen dy deri në tre muaj që të gjitha problemet të eliminohen plotësisht.

Thënë kjo, nëse me të vërtetë duhet të shpëtoni shpejt nga njollat ​​e errëta dhe nuk doni të prisni për një ose dy muaj, atëherë mund të dëshironi që dermatologu juaj të rekomandojë një produkt me veprim të shpejtë për ju. Nëse e përdorni këtë dhe nuk shihni ndonjë përmirësim pas një muaji, shanset janë që ajo të mos funksionojë.

Trajtimi i akneve

Problemi me trajtimet e puçrrave është se nuk ka një afat kohor fiks për sa shpejt ato funksionojnë. Në radhë të parë, përmirësimet varen shumë nga ashpërsia e rastit të puçrrave, lloji i lëkurës suaj dhe regjimi që po përdorni. Mund të ndikohet gjithashtu nga fakti nëse jeni duke kombinuar produkte të tjera për trajtime të tjera. Për shembull, mund të keni një produkt për trajtimin e puçrrave dhe një produkt tjetër për hiperpigmentimin. E vërteta për të ardhur keq është se nëse nuk jeni të kujdesshëm, njëri mund të anulojë tjetrin.

Thënë kjo, mjekimet e puçrrave pa recetë dihet që zgjasin deri në tre muaj para se të vëreni ndonjë përmirësim të dukshëm. Medikamentet orale do të marrin rreth tre javë kohë përdorim të qëndrueshëm para se të filloni të vini re efektet transformuese. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori