Senatori republikan, Ron Johnson ka dalë pozitiv për coronavirus pasi ishte ekspozuar ndaj dikujt me virus në fillim të kësaj jave, sipas zëdhënësit të tij, duke e bërë atë senatorin e tretë që ka dalë pozitiv në 24 orët e fundit.
Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell u ka shkruar nga një email senatorëve të grupit të tyre se ka nevojë për të gjithë senatorët republikanë deri më 19 tetor, raporton CNN.
Gjithashtu senatorët, Mike Lee nga Utah dhe Thom Tillis nga Karolina e Veriut, të cilët ulen në Komitetin e Drejtësisë, dolën pozitivë për COVID-19 të premten – vetëm disa ditë pasi morën pjesë në një ngjarje të Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Trump nominoi Amy Barrettin për Gjykatëse të Gjykatës Supreme, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit e shumtë të asaj ngjarjeje, përfshirë Trumpin, janë testuar pozitivisht gjatë javës që nga ceremonia, ku shumë njerëz u shfaqën pa maska dhe nuk respektonin protokollet e distancimit shoqëror.
Johnson nuk mori pjesë në ceremoninë e nominimit Barrettit, ku disa njerëz duket se ishin të ekspozuar ndaj virusit, sepse ishte në karantinë nga një ekspozim paraprak, gjatë së cilës doli dy herë negativ për virusin, sipas zëdhënësit.
Ndryshe, Johnson para një viti ka qëndruar në Kosovë teksa ka folur rreth dialogut me Serbinë dhe mundësisë së investimeve amerikane në vendin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City