Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Dragashit, ku ka vizituar disa projekte të mëdha infrastrukturore e turistike që po përmbyllen nga qeverisja lokale.
Ai ka vizituar rrugën e porsa asfaltuar që lidh këtë pjesë të Dragashit, me njërën nga zonat me potencial turistik në brezin kufitar, prej Gurit të Zi drejt Tetovës.
Veseli ka kujtuar me nostalgji vitet 90-ta, se si këto rrugë që dikur i ka kaluar me shumë shokë për çlirimin e vendit, sot, po kthehen në rrugë zhvillimi e turizmi.
“Kryetarin Shaban Shabani e përgëzoj për korrektësinë, për një punë të ndershme, për një punë jashtëzakonisht të suksesshme si kryetar i Komunës së Dragashit. Nga Autostrada e Kombit po lidhet shumë shpejt edhe Dragashi, që do të bëhet një urë lidhëse edhe me Maqedoninë e Veriut. Do të dalim në Tetovë. Ky projeksion i rrugës ka dimension të shumanshëm të zhvillimit të Komunës së Dragashit. Nuk është vetëm për komunikim ndërmjet vendbanimeve, pasi kjo pjesë është zonë turistike. Projekti i kryetarit Shabani është që të vazhdohet me pistat e skijimit. Do të vazhdojmë me investime edhe në pjesë të tjera sa i përket promovimit si zona turistike, zhvillimin e blegtorisë dhe ekonomisë. Që njerëzit të mos largohen nga kjo pjesë e cila është jashtëzakonisht e bukur”, tha Veseli.
“Jam i lumtur që ky projekt ka pasur të përfundoj vitin e ardhshëm, por puna e kryetarit Shabani ka bërë që këto punime të përfundojnë një vit më herët. E përgëzoj edhe njëherë kryetarin, e falënderoj dhe ta gëzoni të gjithë qytetarët, e sidomos edhe fshatin Zaplluxhë. Ftoj qytetarët e Kosovës ta vizitojnë këtë pjesë që është si mrekulli e natyrës. I përshëndes edhe bashkëqytetarët në pjesën e Tetovës. Këtu kemi kaluar në vitet 90-ta për qëllime kombëtare. Vet e kam kaluar këtë pjesë në këmbë pikërisht në vitin 1993, së bashku me Nait Hasanin. Sot po bëhet pjesë turistike. Dikur rrugë kombëtare për çlirimin e vendit, kurse sot rrugë turistike. Urime të gjithëve. Do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera”, ka thënë Veseli.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani ka falënderuar kryetarin Veseli për vizitën dhe mbështetjen.
Sipas tij, fal qeverisjes së suksesshme të PDK-së, Dragashi nga një zonë e izoluar po kthehet në nyje lidhëse turizmi e qarkullimi edhe me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj