LAJMI I FUNDIT:

Hysni Klinaku publikon këngën e re “Nuk ka me Prishtinën”

Hysni Klinaku publikon këngën e re “Nuk ka me Prishtinën”
Foto: Hysni Klinaku/YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar, Hysni Klinaku, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Nuk ka me Prishtinën”.

Kënga është me motive patriotike dhe i dedikohet kryqytetit shqiptar, Prishtinës.

Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga vet Hysni Klinaku, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Milaim Islami.


Foto: Hysni Klinaku/YouTube

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, pasi në të prezantohen pjesët më të bukura të qytetit të Prishtinës.

Ana vizuale i është besuar produksionit EMF Creative.

Klinaku është shumë i pëlqyer nga publiku për profesionalizmin dhe zhanrin të cilin e kultivon në muzikë. /Telegrafi/