Organizata Freedom House thotë se pandemia COVID-19 ka thelluar krizën për demokraci në të gjithë botën, duke u kthyer në një justifikim për qeveritë për të manipuluar zgjedhjet, për t’u mbyllur gojën kritikëve dhe medias dhe sabotuar përgjegjësinë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e njeriut si dhe shëndetin publik.
Këto përfundime janë pasqyruar në një raport të organizatës Freedom House, të quajtur “Demokracia nën Izolim”, i hartuar në partneritet me firmën e sondazheve GQR.
“Që kur filloi shpërthimi i koronavirusit, gjendja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut është përkeqësuar në 80 vende, me përkeqësim veçanërisht të mprehtë në demokracitë e brishta dhe shtetet me masa të ashpra shtypëse, sipas ekspertëve të anketuar për këtë projekt”, thuhet në raport.
Më shumë se 60 përqind e të anketuarve parashikojnë se ndikimi i pandemisë tek të drejtat politike dhe liritë civile në vendet që ata analizojnë do të ishte kryesisht negativ për tre deri në pesë vitet e ardhshme.
“Çka filloi si një krizë shëndetësore në të gjithë botën është bërë pjesë e krizës globale për demokracinë. Qeveritë në gjithë botën kanë abuzuar me kompetencat e tyre në emër të shëndetit publik, duke shfrytëzuar mundësinë për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Michael J. Abramowitz, president i Freedom House.
“Do të jetë e vështirë që të kthehen mbrapsht ligjet dhe praktikat e reja të të peridhës së COVID-it. Dëmtimi i të drejtave themelore të njeriut do të vazhdojë përtej pandemisë”, tha Sarah Repucci, zëvendës president për kërkime dhe analiza në Freedom House dhe bashkëautore e raportit. ”
Ekspertët nga vendet e përfshira, të anketuar si pjesë e projektit identifikuan katër si problemet më të mëdha gjatë pandemisë COVID-19: mungesa e transparencës qeveritare dhe informacionit mbi koronavirusin, korrupsionin, mungesën e masave mbrojtëse për popullatat në nevojë dhe abuzimet me pushtetin nga qeveria.
Sipas raportit, pandemia po përshpejton një rënie globale të lirisë së shprehjes. Në të paktën 91 vende, pati kufizime në media si pjesë e përgjigjes ndaj COVID-19. Qeveritë miratuan legjislacion të ri kundër përhapjes së “lajmeve të rreme” në lidhje me virusin. Ata gjithashtu kufizuan pyetjet e pavarura në konferencat për shtyp, pezulluan shtypjen e gazetave dhe bllokuan faqet e internetit.
Freedom House thotë se ky raport i ri është përpjekja më e detajuar deri tani për të analizuar gjendjen e demokracisë gjatë pandemisë.
Freedom House e kreu hulumtimin nga janari deri në shtator të vitit 2020. Si pjesë e tij u bë një sondazh në internet nga GQR, nga 29 korriku deri më 15 gusht, 2020, në të cilin 398 ekspertë raportuan mbi gjendjen e demokracisë në 105 vende dhe territore. Përveç kësaj, Freedom House u konsultua me rrjetin e tij global të analistëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të shqyrtuara në 192.
“Sondazhi ynë arriti në përfundimin se përgjigjet e qeverive ndaj pandemisë po shkatërrojnë shtyllat e demokracisë në të gjithë botën,” tha Repucci. “Errësimi i hapur i fakteve nga qeveritë është gjithmonë i dëmshëm, por është veçanërisht flagrant në një kohë kur jeta e kaq shumë njerëzve është në rrezik.”
Si udhëheqësit autoritarë ashtu edhe ata të zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk kanë qenë të sinqertë në lidhje me ndikimin e koronavirusit. Në sondazh, 62 përqind e të anketuarve thanë se nuk i besojnë atyre që dëgjojnë në lidhje me pandeminë nga qeveria e vendit që analizuan.
Midis ekspertëve për vendet që raporti vjetor i Freedom House “Liria në Botë”, i klasifikon si jo të lira, 77 përqind nuk i besojnë një informacioni të tillë, një tregues se mungesa e transparencës është më e zakonshme në vendet me mekanizma të dobëta për mbrojtje nga abuzimet me pushtetin.
Qeveritë po përdorin gjithashtu pandeminë si justifikim për t’i dhënë vetes kompetenca të posaçme përtej atyre që janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik. Ata kanë shfrytëzuar kompetencat e reja për emergjencat për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, për të vendosur kufizime të pashembullta ndaj kundërshtarëve politikë dhe për të shmangur funksionet thelbësore legjislative.
Vëzhgimet e ekspertëve për Kosovën në bazë të anketës
Analistët e anketuar për Kosovën, bien dakord se kriza politike në mes të pandemisë që pa përmbysjen e qeverisë së re të Albin Kurtit ishte sfida më e madhe ndaj demokracisë, por nuk e interpretojnë të gjithë njëlloj.
“Partnerët e koalicionit hasën mosmarrëveshje kur Agim Veliu (Ministri i Mbrojtjes i LDK-së) doli kundër qeverisë, duke mbështetur deklarimin e një gjendjeje kombëtare emergjence, që u sugjerua si përgjigje ndaj pandemisë nga presidenti, Hashim Thaçi. Ndërsa pandemia u përdor si pretekst, arsyeja kryesore e përmbysjes së qeverisë qëndron tek konflikti mes Kurtit dhe Thaçit. Prandaj kriza politike ishte pika kulmore e “betejës” politike mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Albin Kurti”, thotë një nga personat e anketuar.
E njëjta e anketuar thotë se deklarimi i Kurti i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit dhe këmbëngulja e tij për një qëndrim të ri përsa i takon dialogut me Serbinë, kërcënoi pozicionin e presidentit, që nuk kishte mbështetje të madhe në elektorat.
Një tjetër person i anketuar thotë se një nga problemet më të mëdha politike gjatë kësaj periudhe ishte formimi i qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, duke shtuar se ishte LDK-ja që vetëm pas 33 ditësh votoi në krah të oporzitës për të përmbysur qeverinë e Albin Kurtit.
“Arsyeja kryesore ishte kërkesa e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara për të hequr tarifën ndaj mallrave serbe. Kryeministri i ri Hoti i LDK-së, i plotësoi menjëherë këto kërkesa të komunitetit ndërkombëtar dhe për herë të parë duket se gjithçka është gati për vazhdimin e Dialogut Prishtinë Beograd”, thuhet në një nga përgjigjet.
Në përgjgjet e dhëna nga personat e anketuar theksohet se pandemia u shoqërua me korrupsion kur LDK-ja mori pushtetin dhe se testet ishin të disponueshme vetëm për politikanët, familjet dhe miqtë e tyre.
Probleme të tjera madhore ishin ndikimi tek ekonomia, dëmtimi i gjyqësorit, dhuna familjare dhe lajmet e rreme./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje