LAJMI I FUNDIT:

Emisioni “Qejfi më i madh se Stambolli” me plot surpriza në sezonin e dytë

Emisioni “Qejfi më i madh se Stambolli” me plot surpriza në sezonin e dytë

Në ekranet televizive është shtuar edhe një emision tjetër i cili në sezonin e parë u pëlqye tej masë.

Bëhet fjalë për “Qejfi më i madh se Stambolli”, emision ky i cili transmetohet çdo të premte në orën 18:45 në Klan Kosova.

Me prezantuese dhe krijuese, Linda İmami Arıkfidan, 12 episodat në vijim do të jenë bombastike me plot të reja.


Në të do të mund të shihni pamje të mrekullueshme të Stambollit dhe intervistat e realizuara me figurat më të njohura turke.

Sonte do të jetë fillimi i episodës së parë nga sezona e dytë me plot të reja, që ia vlen ta shikoni.