LAJMI I FUNDIT:

OEAK: Qeveria duhet të trajtojë me kujdes humbjet e industrisë së rëndë nga pandemia

OEAK: Qeveria duhet të trajtojë me kujdes humbjet e industrisë së rëndë nga pandemia

Ndikimi i COVID-19 në ekonominë e vendit po vazhdon të krijojë sfida të paprecedenta, sidomos për industritë që varen nga punët që nuk mund të bëhen nga distanca, siç është ajo e industrisë së rëndë, derisa ndërmarrjet që operojnë në këtë industri kanë nevojë të theksuar për përkrahje nga Qeveria.

Këto u thanë mes tjerash në një forum virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi ndikimin e pandemisë në industrinë e rëndë, thuhet në njoftimin për media.

Genci Beribashi, koordinator i projektit në NewCo Ferronikeli, potencoi faktin se gjatë kohës së pandemisë mbijetesa e kompanive të industrisë së rëndë, përkatësisht metalurgjisë dhe sektorit minerar varen jo vetëm nga masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës por edhe nga tregjet ndërkombëtare që kanë ndikim direkt në përfitimet nga eksporti.


Ai potencoi se veprimtaritë e Ferronikelit sjellin një vlerë të shtuar në ekonominë e Kosovës, marrë parasysh faktin se kjo kompani shënon 40% të eksporteve të vendit.

Sipas tij, nga mosvazhdimi i veprimtarisë së Ferronikelit ekonomia e Kosovës ka humbur 8 deri në 9 milionë euro në muaj, ndërsa masat konkrete që mund të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar kompanitë e këtij sektori janë reduktimi i taksave lidhur me rentat minerare dhe reduktimi i tarifave për energjinë elektrike, si dhe garantimi i kredive të buta.

Valbone Dushi, udhëheqëse e Departamentit të Industrisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, duke iu referuar disa statistikave të nxjerra nga raportet e kësaj ministrie theksoi se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është vërejtur një trend pozitiv i rritjes së pjesëmarrjes së industrisë prodhuese në Bruto Produktin Vendor, derisa gjithashtu cilësoi si aspekt pozitiv rënien e importeve në Kosovë.

Sipas saj, disa nga problematikat me të cilat është përballur kjo industri kanë qenë ndalja e investimeve kapitale dhe atyre të huaja. Dushi gjithashtu tha se gjatë krijimit të masave kundër efekteve të pandemisë janë marrë parasysh rekomandimet nga akterët si odat ekonomike dhe komuniteti i bizneseve, gjersa shtoi se me miratimin e programit për rimëkëmbje ekonomike kjo ministri do të ofrojë më shumë përkrahje për industrinë përpunuese si dhe për sektorët e tjerë të afektuar negativisht nga pandemia.

Hysen Vrajolli, udhëheqës i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Trepça, përmendi faktin se ndërmarrja që ai përfaqëson është goditur mjaft rëndë, marrë parasysh faktin se është minierë nëntokësore prandaj shumica e masave mbrojtëse kundër virusit siç është mbajtja e distancës nuk kanë qenë të aplikueshme për punëtorët e Trepçës.

Vrajolli gjithashtu potencoi se rënia drastike e çmimeve në bursa ndërkombëtare, çrregullimet në zinxhirët furnizues dhe bllokimi i mineraleve në platforma transportuese kanë shkaktuar vonesa në përmbushjen e detyrimeve të përfshira në kontratat që Trepça ka lidhur me palë, duke krijuar kështu sfida në vete për kompaninë. Tutje, ai theksoi se Trepça është mbështetur nga Qeveria e Kosovës  përmes subvencioneve në vlerë prej 3.5 milionë eurove gjatë muajve të parë të pandemisë, duke theksuar se subvencionimi i stoqeve do të ishte njëra nga masat më efikase për të siguruar vijimësinë e veprimtarive të ndërmarrjeve që i përkasin industrisë së rëndë.  /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori