LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Me marrëveshjet e sotme Kosova dhe Shqipëria hyjnë në një fazë të re të bashkëpunimit

Hoti: Me marrëveshjet e sotme Kosova dhe Shqipëria hyjnë në një fazë të re të bashkëpunimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e gjashtë të dy qeverive Kosovë – Shqipëri ka thënë se me marrëveshjet e sotme, dy shtetet do të hyjnë në një fazë të re të bashkëpunimit.

Hoti ka thënë se bashkëpunimi dhe zbatimi i marrëveshjeve tregon përkushtimin e Kosovës dhe Shqipërisë për ecur në rrethana të reja.

“Jemi mbledh dhe më parë në mbledhje të tilla dhe besoj që me këto marrëveshje ne krijojmë ose hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit tonë ndërshtetërorë. Me këto marrëveshje, protokolle, kalendarë të përbashkëta, etj, me të gjitha këto të koncentruar në lehtësimin e jetës së qytetarëve tregon përkushtimin dhe vendosmërinë e dy qeverive për të ecë në rrethana të reja. Kemi vlerësuar se përnjëmend bashkëpunimi dhe implementimi i marrëveshjeve, protokollove siç është krijimi i fondeve të përbashkëta në Luginën e Preshevës, apo marrëveshja për mobilitetin në punë, bashkëpunimi në raste të fatkeqësive natyrore dhe tjera, marrëveshja për bashkëprodhim të filmit, bashkëpunimi për kodin digjital 5G, në fushën e transportit hekurudhorë, bashkëpunimi për platformën digjitale të arsimit para universitarë, mes Ministrisë së Kulturës, bashkëpunimi mes Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë përkushtimin tonë të ndërsjellë”, tha ai. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori