LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i regjistrimit në vitin 2011, Ali Ahmeti dëshmoi në Prokurori

Dështimi i regjistrimit në vitin 2011, Ali Ahmeti dëshmoi në Prokurori

Ka përfunduar dëshmia e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Prokurorinë Publike lidhur me rastin “Regjistrimi”.

Ahmeti në Prokurori me kërkesë personale, ka dëshmuar më herët, rreth orës 08:00 të mëngjesit, dhe është larguar. Ndryshe dëshmia ishte paralajmëruar për në ora 10:00.

Kryetari i BDI-së do sot duhej të tregonte se çfarë di dhe se si u ndal procesi i numërimit të popullsisë në vitin 2011.


Regjistrimi u organizua gjatë qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe BDI dhe vetëm pesë ditë para përfundimit të tij, ai u ndërpre pas dorëheqjes së të gjithë anëtarëve të Komisionit të Regjistrimit, pasi vlerësuan se për shkak të mangësive në procedurë, do të fitohen të dhëna irelevante.

Hetimi për këtë rast u hap nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar, dhe përveç Ahmetit, për dështimin e qëllimshëm të regjistrimit i dyshuar është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Më 21 mars të vitit 2018, PSP-ja njoftoi se kishin hapur hetim i cili për herë të parë përfshinte zyrtarë të lartë të BDI-së, edhe atë liderin kësaj partie.

Informacionet fillestare të PSP-së asokohe ishin se me ndërprerjen e operacionit të regjistrimit, dëmi në buxhet i bërë nga Gruevski dhe Ahmeti ishte 2.8 milion euro.

Tani, pas më shumë se dy vite pas hapjes së hetimit, Ahmeti sot në prokurori ka dëshmuar në lidhje me këtë rast, por Gruevski është i pakapshëm sepse është arratisur.

Megjithatë, Ahmeti ka një situatë jashtëzakonisht lehtësuese, sepse me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Prokurorinë, bisedat e përgjuara nuk do të jenë dëshmi – element kyç mbi të cilin mund të hapet rasti “Regjistrimi” bazuar në bisedat e përgjuara mes Gruevskit dhe Ahmetit.

Ndërsa prokuroria zbardh se kush janë fajtorët e dyshuar për regjistrimin e dështuar në vitin 2011, Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, njoftoi se ekziston marrëveshje koalicioni për të organizuar regjistrim të ri të popullsisë në prill të vitit të ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori