Kryeministri britanik Boris Johnson u përball me një akt të rrallë kritike nga kryetari i Dhomës së Komunëve për trajtimin me mospërfillje të deputetëve, pasi vuri në zbatim masa të forta kufizuese kundër COVID-it, pa u lejuar parlamentarëve mundësinë për t’i rishikuar.
Pak para sesionit të përjavshëm me pyetje drejtuar kryeministrit, Lindsay Hoyle, kryetar i Dhomës së Komuneve e kritikoi zotin Johnson për hartimin e rregulloreve “në mënyrë shumë të pakënaqshme”.
Zoti Hoyle tha se disa prej masave kufizuese ishin bërë publike dhe u ishin dërguar ligjvënësve pak orë para se të hynin në fuqi dhe disa rregullore të tjera ishin paraqitur pasi ishin vënë në zbatim.
Kryetari Hoyle tha se këto akte tregojnë mungesë të plotë konsiderate për Dhomën e Komuneve.
Kryetari arriti të mbajë nën kontroll një tentativë për rebelim brenda Partisë Konservatore të zotit Johnson, ku më shumë se 50 anëtarë kërcënuan se do të bashkoheshin me një lëvizje të opozitës që kërkonte autoritetet më të gjerë për të vendosur mbi masat në të ardhmen. Ligjvënësit e kanë akuzuar kabinetin qeveritar se po qeveris “me dekrete”.
Por ligjvënësit nuk patën mundësi të votonin për propozimin pas kryetari i dhomës vendosi se nuk mjaftonte koha për një debat të mirëfilltë mbi këtë temë.
Më vonë të mërkurën, gjatë një konference për shtyp, zoti Johnson tha se qeveria nuk do të hezitojë të vërë në zbatim masa edhe më të forta kundër pandemisë nëse shihet si e nevojshme.
Britania raportoi 7,143 raste të reja me coronavirus të martën, numri më i lartë i infeksioneve të reja brenda një dite në këtë vend që ka aktualisht numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 në Evropë.
Në disa zona të Britanisë, sidomos në verilindje ku po shtohen ritmet e infektimeve, janë vendosur masa më të forta për kontrollin e sëmundjes. Britania ka raportuar 42,233 të vdekur nga virusi, duke u renditur në vend të pestë në shkallë globale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Starmer i Britanisë zbulon "katër hapat për të ndihmuar Ukrainën"

Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës