Partia Alternativa konstaton se përkundër pompozitetit patetik të ish ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe ministres aktuale, që çdo ditë vetëlavdërohet – kjo ditë është shenjë se shkollat dhe procesin mësimor i pret një dështim i ri. Në ditën kur shumica e nxënësve duhet ta fillojnë mësimin online, mbi 40 mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim të tillë, shkollat e vendit tonë nuk kanë internet, arsimtarët nuk kanë kompjuterë personalë, ndërsa nxënësit dhe prindërit janë të hutuar se çfarë paraqet ky lloj mësimi i improvizuar dhe ata gjithnjë e më shumë po binden se shteti po sillet në mënyrë joserioze me të ardhmen e qytetarëve të tij.
“Nëse u thoni fëmijëve dhe prindërve “gjenduni si të mundeni, se për ju nuk kemi as internet e as kompjuterë”, pa vënë në kalkulim edhe hapësirën fizike ku duhet të ndiqet mësimi online, kjo është shenjë se edhe ky fillim-viti shkollor do të dështojë.
Kjo dhe fakti se në vendin tonë po shënohet rritje e numrit të të infektuarve me virusin Covid-19 na bind se kjo qeveri nuk ka kapacitet të përballet as me pandeminë dhe nuk ka potencial që të prodhojë zgjidhje për mbarëvajtjen e procesit mësimor”.
Alternativa gjykon se viti shkollor duhet të fillojë vetëm kur të kemi kushte për mësim me prani fizike dhe me potencial të ulët për infektim. Këtu po shtojmë se synimi ynë është që mësimi i tillë të fillojë sa më shpejt, por gjykuar sipas performasave të dobëta të kësaj qeverie, kjo punë do të marrë shumë kohë dhe detyrimisht do të ketë reflektim edhe në suksesin e nxënësve, por edhe në të ardhmen e shoqërisë në përgjithësi.
“Nisur nga kjo, Alternativa i bën thirrje ministres së Arsimit dhe Shkencës që ta shtyjë fillimin e vitit shkollor, që kur të fillojë mësimi, ky të jetë proces ku secili nxënës do ta gëzojë të drejtën për mësim dhe ku nuk do të ketë improvizim. Me këtë rast i bëjmë thirrje edhe ministrit të Shëndetësisë që të jetë më i ndjeshëm ndaj fëmijëve dhe mos të lejojë që, për hesape politike, të viktimizohen fëmijët dhe familjet e tyre”, vlerësojnë nga partia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje