LAJMI I FUNDIT:

Bosnja raporton 13 të vdekur dhe 242 të infektuar me coronavirus

Bosnja raporton 13 të vdekur dhe 242 të infektuar me coronavirus

Në 24 orët e fundit, 242 të infektuar me coronavirus dhe 13 të vdekur në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Nga kjo, vetëm në Federatën e boshnjake kanë rezultuar pozitiv 191 persona.


Njëmbëdhjetë vdekje u raportuan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 526.

Ndërkohë, 51 persona janë infektuar në Republikën Serbe gjersa dy persona kanë vdekur.

Deri më tani, një total prej 157,625 mostra janë testuar në Bosnje dhe coronavirusi është konfirmuar në 17,837 njerëz.

Aktualisht, 3,272 raste janë aktive, sipas Institutit të Shëndetit Publik të Bosnjës. /Telegrafi/