LAJMI I FUNDIT:

Timothy Ray Brown – personi i parë i shëruar nga HIV/AIDS vdes nga kanceri

Timothy Ray Brown – personi i parë i shëruar nga HIV/AIDS vdes nga kanceri

Personi i parë i kuruar nga virusi HIV – Timothy Ray Brown – ka vdekur nga kanceri.

Brown, i cili është njohur edhe si “pacienti i Berlinit”, është shëruar më shumë se një dekadë më parë, me një transplant të palcës së kockave nga një dhurues që ishte natyrshëm rezistent ndaj HIV-it.


Shoqata Ndërkombëtare e AIDS-it, sëmundjes që e shkakton virusi HIV, tha se Brown i ka dhënë botës shpresë se kura për HIV-in është e mundshme.

Brown, 54 vjeç, i cili ka lindur në SHBA, është diagnostikuar me HIV derisa ka qenë duke jetuar në Berlin, në vitin 1995.

Në vitin 2007, ai është diagnostikuar me një lloj kanceri në gjak, të quajtur leukemi akute mieloide.

Brown është shëruar për disa vite, por kanceri i është rikthyer këtë vit, duke iu përhapur në tru dhe në palcën kurrizore.

”Me trishtim të madh ju njoftoj se Timothy vdiq. I rrethuar nga unë dhe miqtë, pas një beteje pesëmujore me leukeminë”, shkroi partneri i tij, Tim Hoeffgen, në Facebook.

Rreth 37 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë aktualisht me HIV.

Sëmundja e AIDS-it ka vrarë rreth 35 milionë njerëz qëkur ka nisur në vitet 1980. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori