LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 5 muaj burgim komandanti i zjarrfikësve në Kamenicë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Dënohet me 5 muaj burgim komandanti i zjarrfikësve në Kamenicë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit R. B., duke e gjykuar në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muaj burgim.

“I akuzuari në pozitën e Komandantit të Shërbimit të Zjarrfikësve, me datë 18.06.2019 në komunën e Kamenicës, përkatësisht në pompën e derivateve të naftës “Borovci Oil”, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare apo autoritetin e tij zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe shkaktimin e dëmit të dëmtuarës shërbimit të zjarrfikësve, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke e mbushur automjetin e tij privat të markës BMW X3, me derivate në sasi prej 58 litra apo në vlerë 64,96 Euro, ndërkohë ka ofruar të dhënat e automjetit zyrtar të markës Mercedes.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim prej 5 muaj burgim, gjithashtu i akuzuari obligohet që të kompensoj komunën e Kamenicës për dëmin e shkaktuar”, thuhet në njoftimin për media.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori