LAJMI I FUNDIT:

Përditësimi i ri i WhatsApp ju lejon të fshini imazhe dhe video në telefonat e njerëzve të tjerë

Përditësimi i ri i WhatsApp ju lejon të fshini imazhe dhe video në telefonat e njerëzve të tjerë

Një azhurnim i ri i WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit të fshijnë një imazh, video ose gif në telefonin e dikujt tjetër pasi t’ua dërgojnë atyre.

Karakteristika e re, e pikasur për herë të parë nga faqja e internetit WaBetaInfo, bën që media të zhduket pasi të shikohet brenda një bisede.

Për të mundësuar funksionin, dërguesi duhet të zgjedhë një buton “view once” kur dërgon imazhin, videon ose gif, shkruan The Indipendente.


Kur shfaqet në telefonin e marrësit, ai është i dukshëm vetëm kur janë në bisedë.

Kur ata të largohen nga biseda, shfaqet një mesazh që thotë: “Kjo media do të zhduket sapo të largoheni nga kjo bisedë”, transmeton Telegrafi.

Karakteristika është ende në zhvillim si pjesë e WhatsApp beta për versionin Android 2.20.2011 të aplikacionit të mesazheve.

Nuk është ende e qartë se kur do të jetë data e publikimit, megjithëse tiparet e reja zakonisht testohen në një shkallë të kufizuar për disa muaj përpara se të hapen për të gjithë përdoruesit.

Me më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë mujorë globalisht, WhatsApp është deri tani aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë.

Megjithatë, azhurnime të tilla janë të nevojshme për të mbajtur WhatsApp përpara – ose të paktën në nivel – me konkurrencën e tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

Teknologji
Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
Kalo në kategori