LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video skema: Si u qëllua Azem Hajdari, çfarë i tha Fatmir Haklaj

Publikohet video skema: Si u qëllua Azem Hajdari, çfarë i tha Fatmir Haklaj

Azem Hajdari doli nga selia e Partisë Demokratike për të verifikuar një makinë të dyshimtë që qëndronte aty prej pak orësh.

Ishte pikërisht kjo prita e ngritur ndaj ish-deputetit, i cili u qëllua për vdekje bashkë me truprojën e tij Besim Çerja.


Gazetari Ferdinand Dervishi gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka sjellë në variantin 3D skemën e vrasjes.

Në momentin e ngjarjes shihet se si truproja Besim Çerja bllokon me duar automatikun e Fatmir Haklajt, ndërsa mbi të qëllon me një pistoletë Jaho Salihi.

Ndërkohë, gazetari Ferdinand Dervishi, i cili ka botuar edhe një libër mbi këtë ngjarje, tha se në momentin e vrasjes, janë shkëmbyër vetëm dy fjalë: U takuam edhe një herë.

Dervishi tha se Azem Hajdari duhet të jetë telefonuar në telefonin fiks për t’u nxitur që të dilte, sepse në celularin e tij nuk kishte patur thirrje prej 2 orësh.

“Mendohet se nga brenda PD-së i është thënë Azemit ose Sali Lushës të verifikohej kjo makinë. Në telefonin e Azemit prej 2 orësh nuk ka patur telefonatë. Kur ka shkuar Azemi, i pari që i ka ardhur ka qenë Besim Çerja, ndërsa Zeneli pak hapa më mbrapa. Në mometin kur Azemi shkon afër makinës Fatmir Haklaj ka hapur derën e makinës dhe ka ardhur me kallashnikov në dorë. Aty është shqiptuar një fjali e vetme: U takuam edhe një herë”, tha Dervishi. /Klan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori