LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca ndaj Nasim Haradinajt

Përfundon seanca ndaj Nasim Haradinajt

E plotësuar: Seanca e parë në të cilën u paraqit Nasim Haradinaj ka përfunduar, ndërsa nuk u bë e ditur se kur do të vazhdohet me seancën tjetër, por gjykatësi tha se do të njoftohen me kohë për seancën e radhës.

Seanca ndaj Haradinajt, gjykata tregon arsyet e arrestimit të tij


E plotësuar: Në Hagë është duke u zhvilluar seanca e parë ndaj nënktyetari të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Sekretarja e gjykatës ka lexuar arsyet e arrestimit të Haradinajt, të cilat lidhen konkretisht me publikimin e dosjeve të Gjykatës Speciale.

Sipas fletarrestimit,  ekziston dyshimi i bazuar se Nasim Haradinaj është përgjegjës për veprat penale frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovë.

Haradinaj akuzohet për tri konferenca për shtyp që mbajti me datë 6, 16 dhe 22 shtator 2020, ku sipas arsyeve të arrestimit thuhet se në këto konferenca, Haradinaj vuri në dispozicion të mediave informacione dhe dokumente konfidenciale që kanë të bëjnë me punën e  Gjykatën Speciale dhe përmendi disa erma dhe të dhëna personale të dëshmitareve të mundshëm, veprim ky i cili përbënë kërcënim të rëndë, dhe nxit një person të mos jep deklaratë ose të japë deklaratë të rreme.

Sipas fletarrestimit thuhet se arrestimi i Nasim Haradinajt ka qenë i domosdoshëm pasi që ekziston rreziku i arratisjes së tij

Është i domosdoshëm, ekziston rrezik i arratisjes së tij, se ai ka motivin mjetet dhe mundësinë për të penguar ecurinë e procedurës penale dhe se ai do të përsëris sërish veprën penale. /Telegrafi/

—-

Nis seanca e parë ndaj Nasim Haradinajt në Hagë

Ka filluar seanca e parë ndaj nënkryetarit të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj në Hagë.

Sot katër ditë pas arrestimit të tij, Haradinaj pritet të deklarohet rreth akuzës që e ngarkon atë për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori