LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë një person në spitalin e Ferizajt

Ndërron jetë një person në spitalin e Ferizajt
Foto: Ilustrim

Një person është dërguar nga familjarët pa vetëdije në spitalin e Ferizajt dhe në emergjencë nga mjeket është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10 në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj.


Siç thuhet në raport, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.

“Nga emergjenca e Ferizajt është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është sjellë nga familjarët pa vetëdije dhe në emergjencë nga mjekët është konfirmuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raport. /Telegrafi/