LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës 12 pacientë me COVID-19, një në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës 12 pacientë me COVID-19, një në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë që nga e hëna, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar ofrimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore që ishin ndërprerë si pasojë e pandemisë.

Në këtë spital aktualisht po trajtohen 12 pacientë me COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit një pacient është shëruar. Sa i përket gjendjes së pacientëve, tetë pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta, një është në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,261 analiza.


203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane, ndërsa janë lindur 3 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7 operacione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori