LAJMI I FUNDIT:

Si jua merr mendja: Sa më shumë vajza, aq më e gjatë jeta juaj?

Si jua merr mendja: Sa më shumë vajza, aq më e gjatë jeta juaj?

Shpesh thuhet që baballarët janë më shumë të lidhur me vajza dhe që dashuria e tyre dhe simpatia ndaj fëmijëve të gjinisë femërore janë të veçanta

Ndonëse hulumtimet e mëhershme kanë treguar që meshkujt bëhen më të butë kur bëhen me vajza, rezultatet e studimit të ri të Universitetit Jagelonian të Krakovit, flasin që ata jetojnë më gjatë se baballarët të cilët nuk kanë fëmijë të gjinisë femërore.


Në hulumtim kanë marrë pjesë 2.147 nëna dhe 2.163 baballarë, transmeton Telegrafi.

Është konstatuar që numri i përgjithshëm i fëmijëve dhe djemve nuk ka ndikim të rëndësishëm tek baballarët, ndërsa numri i vajzave lidhet me jetëgjatësinë e tyre.

Më saktësisht, është zbuluar që sa më shumë vajza të kenë, jetojnë më gjatë, përkatësisht secila syresh ia zgjat jetën për 74 javë.

Mirëpo kjo nuk ka të bëjë me nënat.

Sipas studimit të publikuar në një revistë profesionale, fëmijët, pa marrë parasysh gjininë, ndikojnë negativisht në jetën e nënës, përkatësisht ia shkurtojnë jetëgjatësinë.

Kjo mund të lidhet me një hulumtim të paradokohshëm i cili ka treguar që femrat e pamartuara dhe ato pa fëmijë janë më të lumtura.

Të dhënat, të cilat janë grumbulluar më shumë se 14 vjet, kanë treguar që partnerët me fëmijë kanë shans më të madh të jetojnë më gjatë se ata pa trashëgimtarë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Kalo në kategori