Dr. Rajeev Fernando, infektolog, i cili që nga viti 2014 njihet si një nga mjekët më të mirë të New York-ut, ka shpjeguar që mënyra më e mirë që të shmangni çfarëdo situate të pakëndshme me maskën, që të vendosni për stërvitje në ambient të hapur apo ambiente virtuale
Nëse ushtroni në shtëpinë tuaj apo gjeni vend jashtë shtëpisë në të cilën lehtë do të mund t’i përmbaheni distancës fizike, maska nuk ju është e nevojshme. Mirëpo, duhet ta mbani me vete kur jeni jashtë në rast që me dikë ju takohen rrugët, transmeton Telegrafi.
Nëse jetoni në qytete të mëdha, ku me siguri do të kalojnë pranë shumë njerëz gjatë ushtrimeve, është e domosdoshme të bartni maskën.
Sa do gjatë do ta bartni varet nga intensiteti i ushtrimeve të cilat i bëni, a keni probleme me frymëmarrjen, si edhe nga një sërë faktorësh të tjerë.
Kur jeni duke ecur apo kur ngrini pesha të lehta – barteni!
Për shembull, kur bëni ushtrime të intensitetit të ulët siç është ecja dhe ngritja e peshave të lehta, do të duhej ta bartni maskën gjatë treningut.
“Sasia e kohës për të ushtruar gjatë mbajtjes së maskës së fytyrës do të varet nga intensiteti i ushtrimeve që po bëni dhe nëse nuk ndiheni të kufizuar apo keni probleme me frymëmarrjen”, thekson Robert Quigley, MD.
Derisa jeni duke bërë ushtrime të intensitetit të lartë, siç janë vrapimi dhe ngritja e peshave të rënda, këshillohet që më shpesh të bëni pauza, sepse bartja e maskës gjatë këtyre llojeve të treningut mund t’ju krijojë vështirësi.
Frymëmarrja e rëndë dhe marramendja janë shenja që të ndërprisni treningun…
Është shumë me rëndësi që t’i kushtoni kujdes madje edhe shenjave më të vogla që duhet të ndërprisni treningun, pa marrë parasysh intensitetin e tij.
Shenjat për alarm janë simptomat e marramendjes, frymëmarrja e rënduar apo puna e shpejtuar e zemrës. Duhet të jenë posaçërisht të kujdesshëm të gjithë ata të cilët kanë sëmundje respiratore apo kardiovaskulare.
Personat e tillë këshillohen të zgjedhin aktivitete sportive gjatë të cilave do të jenë në distancë të sigurt nga të tjerët, andaj vetvetiu nuk do të kenë nevojë për maskë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze