Infektologu Valbon Krasniqi, njëherësh ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka thënë që situata me pandeminë, gjatë javëve të fundit është normalizuar.
“Jemi dëshmitar që këto 3 javët e fundit në Kosovë, kemi numër më të vogël të rasteve të të infektuarve; poashtu, kemi edhe numër të vogël të pacientëve që janë të shtrirë nëpër spitalet e përgjithshme edhe në klinikat e QKUK-së në Prishtinë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Krasniqi ka thënë që për këtë arsye nga sot janë rikthyer shërbimet shëndetësore.
“Duke parë këtë trend pozitiv, sa i përket epidemisë në vendin tonë, ne menduam që tani kemi momentin e favorshëm që të rikthejmë shërbimet shëndetësore, të cilat i kanë munguar për një kohë të gjatë qytetarëve tonë”.
“Tashmë ne kemi hyrë në muajin e shtatë; kaluam gjashtë muaj që nga fillimi i panedmisë në Kosovë dhe ne kemi për obligim që të ofrojmë shërbime edhe për pacientët tjerë. Qytetarët kanë hasur në vështirësi serioze për të marrë shërbimet tjera”.
“Urojmë dhe presim që kjo të mos na përsëritet në Kosovë. Përjetuam periudha shumë të rënda, sa i përket menaxhimit të pandemisë. Kishim kërkesa të mëdha për trajtim spitalor dhe mbingarkesë të skajshme të spitaleve tona, gjatë muajit gusht kishim mbi 650 paceintë të shtrirë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka theksuar që respektimi i masave nga ana e qytetarëve sjell rezultate.
“Tash që kanë filluar shkollat ka më shumë ekspozim të njerëzve, kjo shtohet me mundësitë të kontakteve të shpeshta dhe mundësi të përhapjes së infeksionit”.
“Nëse kthehemi prapa, Kosova kritikohej shumë për numrin e madh të rasteve edhe të infektuarve edhe të vdekurve. Kjo u pa që ishte një martaonë.
“Duhet ta shohim si një proces që ka një fillim, por ka edhe një fund i cili nuk po duket që është afër. Nga faza që e kaluam në korrik dhe në gusht, tash kemi situatën më të qetë. Duhet ta shohim në tërësi si proces e jo në periudha të ndara”, tha Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian