Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, me udhëheqësen e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP), Silvia Mauri, si dhe me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni ndërkombëtar financiar.
Në takim, ndër tjerash u fol edhe mbi Master Planin për ujitjen e tokave bujqësore, plan i cili duhet ta rrumbullakësoj çështjen e ujitjes për tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ministri Mustafa, në takim shprehi zotimin e Qeverisë Hoti për ta mbështetur këtë mega projekt, si dhe kërkoi nga Banka Botërore të vazhdojë ta përkrahë MBPZhR-në dhe të vazhdojë t’i mbajë si prioritet nevojat e këtij sektori, në projektet e Bankës Botërore për ujitje dhe agrikulturë në Kosovë, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Paolucci nga ana tjetër, tha se Banka Botërore e çmon punën që po bën ministri Mustafa dhe ekipi i tij në vazhdimin e zbatimit të projekteve që lidhen ngushtë me Bankën Botërore, duke shtuar se, fakti që së shpejti do të promovohet Master Plani për ujitjen e tokave bujqësore, tregon dedikim në punë të MBPZhR-së. Paoluci gjithashtu u zotua se do të kontribuojë vazhdimisht që projekti i Master Planit të realizohet.
Master Plani për ujitjen e tokave bujqësore, i cili pritet të promovohet së shpejti, paraqet një ndër projektet më të mëdha që pritet të realizohet në Kosovë, i cili kap vlerën 550 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City