LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe ambasadorja holandeze, Lobbezoo flasin për situatën me pandeminë

Osmani dhe ambasadorja holandeze, Lobbezoo flasin për situatën me pandeminë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadoren e sapoemëruar holandeze Carin Lobbezoo, ndërsa është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Holandës si dhe situatën në të dy vendet që përballen me këtë pandemi.

Kryetarja Osmani ka thënë se Kuvendi përpos me miratimin e ligjeve, po merret edhe me çështje që lidhen direkt me jetën e qytetarëve, siç është: shëndetësia, arsimi dhe mjedisi.

Ambasadorja Lobbezoo, e përgëzoi kryetaren Osmani për votimin unanim të Konventës së Stambollit, posaçërisht mbështetjen nga partitë opozitare dhe ato të komuniteteve pakicë.


Kurse Osmani ka thënë se me këtë Konventë, fuqizohet baza ligjore me të cilën mbrohen të drejtat e grave në shumë aspekte.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërparlamenatar ndërmjet Kosovës e Holandës dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve si dhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, theksoi se nevojitet konsistencë në platformat politike që u prezantohen qytetarëve.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori