LAJMI I FUNDIT:

Gjatë muajit gusht u shqiptuan vetëm katër gjoba për ata që ndotën ambientin

Gjatë muajit gusht u shqiptuan vetëm katër gjoba për ata që ndotën ambientin

“Let’s Do It” Kosova është duke vazhduar me monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore si dhe të Rregulloreve Komunale për Mjedis.

Përmes një njoftimi për media “Let’s Do It” ka thënë se që nga fillim kanë qenë efikase të gjitha masat e marra në bashkëpunim me inspektoratet komunale derisa koha e pandemisë COVID-19 ka bërë që këto udhëzime në shumë komuna të mos gjejnë zbatim dhe as ndëshkim për mosrespektim, e gjithë kjo si rezultat i angazhimit të stafit përkatës në stafe emergjente kundër COVID-19.

“Mirëpo ne si organizatë mbrojtëse e mjedisit po mundohemi t’ua bëjmë me dije institucioneve që mos t’i anashkalojnë temat mjedisore as në një situatë të tillë pandemike. Nga të dhënat e kërkuara për secilën komunë në Republikën e Kosovës se sa gjoba mandatore janë shqiptuar gjatë muajit Gusht-2020, kemi arritur në këtë raport përfundimtar. Institucionet përkatëse në gjithë Republikën e Kosovës gjatë muajit Gusht sipas Udhëzimit Administrativ dhe Rregulloreve Komunale kanë shqiptuar gjithsej 4 gjoba”, thuhet në njoftim.


Gjobat u shqiptuan nga këto komuna:

Lipjan (1)

Deçan (në vend të gjobës me vlerë monetare është negociuar me kompaninë që ka bërë shkelje dhe në këmbim të gjobës kanë rënë në ujdi që të pastrohet zona përreth)

Prizren (1)

Istog (1)

Në komunat të cilat nuk shqiptuan asnjë gjobë mandatore gjatë muajit Gusht janë: Komuna e Rahovecit, Gjakovës, Mitrovicës, Shtimes, Fushë Kosovës, Vitisë, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Obiliqit.

Kurse nga komunat: Podujevë, Vushtrri, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Junik, Suharekë, Drenas, Skënderaj, Pejë, Klinë, Malishevë, nuk kemi marrë asnjë raport.

“Vlen të theksohet se nga raportet e marra rezulton që komuna e Mitrovicës së Jugut nuk ka fare inspektor të mjedisit qysh nga muaji Janar i vitit 2020. Si dhe është e kënaqshme se si po arrihen marrëveshjet mes institucioneve dhe dëmtuesve të mjedisit, duke bërë kështu që të rritet vetëdija dhe ndërgjegjësimi për pronat publike. Rasti konkret është ai në komunën e Deçanit ku më poshtë do ju bashkangjisim edhe disa fotografi nga aksioni i ndërmarrë nga pala dëmtuese në këmbim të shqiptimit të gjobës mandatore. Për rastin në fjalë përveç pastrimit është marrë përsipër edhe rrethimi i zonës dhe mbjellja e fidaneve në atë hapësirë.

Gjithashtu duhet cekur se Udhëzimi Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore është në fuqi që nga viti 2009 dhe në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, 15 shtator – 15 dhjetor 2018 ka ndodhur plotësim-ndryshimi i tij. Ky udhëzim ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut poashtu mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave”, thuhet më tej në njoftim.

“Let’s Do It” ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim, kur edhe do të bëhen publike të gjitha të dhënat.
Për shkak të pandemisë COVID-19 kishte shumë pak gjoba të shqiptuara gjatë muajit Gusht, por duke shpresuar në normalizim të situatës dhe në ndërgjegjen institucionale besojmë që gjatë muajve në vijim gjobat mandatore do të gjejnë zbatim në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori