Një grua shtatzënë ka arritur ta nxjerr nga uji bashkëshortin i cili ishte sulmuar nga peshkaqeni në ishullin Florida Cruz.
Sipas policisë Andrew Charles Eddy, 30-vjeç, ishte zhytur në ujë në Sombrero kur u sulmua nga peshkaqeni, ende pa kaluar pak minuta pasi ishte futur në thellësi, transmeton Telegrafi.
E gruaja e tij Margot Dukes-Eddy i pa veglat e tij të zhytjes të mbuluara në gjak, dhe pa u menduar dy herë kërceu në ujë dhe u nis në drejtim të bashkëshortit.
Pasi kishte arritur ta nxjerr nga uji, anëtarët e tjerë të familjes i kishin telefonuar ndihmës së shpejtë, e duke marrë parasysh që ishin larguar nga ishulli ai është dërguar me helikopter për në spitalin e Miamit.
Mjekët kanë bërë të ditur se Eddy ishte në “gjendje kritike” kur është sjell, pasi kishte pësuar plagë të thella në kraharor.
Çifti nga Georgia kishin shkuar për pushime në Florida, ku e kishin vendosur të zhyten duke marrë me qira një barkë private.
Ndryshe, Florida regjistron numrin më të madh të sulmeve në botë nga peshkaqenët, ku vetëm gjatë vitit të kaluar ishin raportuar 21 raste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Studim i ri konfirmon se marihuana përdoret më shumë se alkooli në SHBA
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251