LAJMI I FUNDIT:

Zaev – Thimonier: Maqedonia e Veriut ka kapacitete, është e rëndësishme të ruhet kursi drejt rrugës euroatlantike

Zaev – Thimonier: Maqedonia e Veriut ka kapacitete, është e rëndësishme të ruhet kursi drejt rrugës euroatlantike

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, u takua me Christian Thimonier, ambasadori i Republikës së Francës në vendin tonë, i cili e përfundon mandati e tij në vend.

Në takim, sipas njoftimit të sëhrbimit qeveritar për shtyp,  u riafirmua qëndrimi i Presidentit të Francës, Macron, që Franca sheh kapacitete në Maqedoninë e Veriut për integrime evropiane. Me këtë rast u shpreh mbështetja e vendit tonë që të ruajë kursin drejt rrugës euroatlantike.

“Treguam që kemi kapacitete të sjellim vendime me të cilat shteti shkon përpara. U bëmë anëtare e NATO-s, morëm vendim për fillimin e negociatave me BE-në dhe e presim mbledhjen ndërqeveritare për fillimin e negociatave, e përforcuam kohezionin ndëretnik në vend, i zhvilluam edhe më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore, që e dëshmoi vizita në Athinë, ku biseduam për ekonominë dhe bashkëpunimin e bizneseve. Tani jemi të përkushtuar fuqimisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimit të së drejtës, që janë të nevojshme në integrimet euroatlantike, por edhe për qytetarët tanë të cilët presin t’i sigurojmë standardet evropiane në vend”, tha Kryeministri Zaev.


Në takim u shpreh pëlqim i përbashkët që konstruktiviteti nga ana të gjitha subjekteve politike është faktor i rëndësishëm ë zhvillimin e vendit.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë që janë para Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës në zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në ekonominë, shëndetësinë, energjinë dhe energjinë e gjelbër, digjitalizimin dhe është konstatuar se ka kushte për intensifikimin e bashkëpunimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori