Kanceri i mushkërive është një ndër llojet më të shpeshta dhe më të rënda të kancerit, ndërkaq diagnoza e kësaj sëmundjeje malinje shpesh është e rëndë, për shkak të simptomave të padallueshme në fazën e hershme të kancerit
Shenjat e sëmundjes kanë tendencë që të zbulohen vetëm kur kanceri ka arritur në fazën më të zhvilluar, transmeton Telegrafi.
Një prej simptomave kyç të kancerit të mushkërive janë ënjtja e majave të gishtave.
Kanceri i mushkërive shkakton tajitje të kimikateve dhe hormoneve, të cilat nxisin qarkullim gjaku më të lartë në gishta.
Kjo më vonë çon deri te majat e gishtave më të trashë dhe më të mëdhenj dhe të thonjve që shkëlqejnë dhe të shtrembëruar.
Rreth 80 për qind të njerëzve të sëmurë nga kjo sëmundje kanë simptomën e gishtave të ënjtur.
– Në fazat e hershme kanceri i mushkërive zakonisht nuk ka simptoma të cilat mund t’i shihni apo t’i ndieni – thekson sajti “ WebMD”.
Simptomat e kancerit tashmë të përhapur janë kolla apo dhembja e gjoksit.
Simptomat e kancerit të mushkërive:
▪ Kolla e cila nuk kalon apo përkeqësohet
▪ Kollitja me gjak
▪ Dhembja e gjoksit
▪ Të ngjirurit e zërit
▪ Humbja e apetitit
▪ Humbja e pashpjegueshme e peshës trupore
▪ Gulçimi
▪ Ndjenja e lodhjes dhe e dobësimit
▪ Infeksionet si p.sh. bronkiti dhe inflamacioni i mushkërive.
Gishtat e ënjtur mund të zbulojnë kancerin, mirëpo edhe infeksionin e mushkërive apo të zemrës.
Lëkura përreth thonjve mund të duket shkëlqyer apo thonjtë mund të deformohen më shumë se zakonisht kur t’i shikoni nga anash.
Është me rëndësi t’i kushtoni kujdes çdo simptome, sepse kanceri i mushkërive është një ndër sëmundjet më të pashërueshme.
Përafërsisht, çdo i treti pacienti jeton më së shumti një vit pas diagnostikimit, ndërsa një në njëzet jeton edhe dhjetë vjet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë