Nga publikimi i dosjeve që të martën kanë arritur në zyrat e OVL-së së UÇK-së, u tha se në to paraqiteshin draft-aktakuza për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Ndërsa nga Dhomat e Specializuara, për RTV Dukagjinin thonë se deri më tani asnjë aktakuzë nuk është publike, dhe se deri në momentin e publikimit ato do të mbesin sekrete.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka thënë për RTV Dukagjinin, se deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike.
“Deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike, dhe derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj. Për shembull, rregulli 88 parashikon që gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangur ndërprerjet në procedurë. Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës”, deklaroi Michael Doyle.
Ndërsa në publik, kohëve të fundit është duke u diskutuar serioziteti i Gjykatës Speciale, pas rrjedhjes së dosjeve nga ky institucion. Këshilltari Ligjor, Anton Ndrecaj, thotë se rrjedhja e këtyre informacioneve nga Dhomat e Specializuara, mund të shihet edhe si skandal.
“Në publik është skandal. Pavarësisht se si kanë rrjedhur informacionet kjo mund të definohet si një skandal në sistemin e drejtësisë, goditje e sistemit të drejtësisë, një shantazhim i punës së kësaj Gjykate, e cila që nga fillimi ka qenë tejet e dyshimtë dhe po vazhdon të jetë edhe puna e saj e dyshimtë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Anton Nrecaj.
Ndërsa, Florent Spahija, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se pavarësisht përmbajtjes së dosjeve, ato nuk duhet të publikohen.
“Gjykata Speciale edhe mediat të mos i publikojnë ato, të ruhet konfidencialiteti deri në fund. Kemi parë në anën tjetër që ka media që e kanë publiku, jo në vendin tonë, por në vendet fqinje si Shqipëria, e për autenticitein e të cilave nuk dihet, pra Gjykata Speciale, ose Zyra e Prokurorit atje nuk e ka konfirmuar që janë dokumentet origjinale të tyre”, deklaroi Florent Spahija.
Nga Gjykata Speciale bëjnë me dije se edhe në rast të hedhjes poshtë të aktakuzave, nuk përjashton mundësinë që Prokurori Special të paraqes një aktakuzë tjetër. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës