LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 100 euro false në Suharekë

Konfiskohen 100 euro false në Suharekë

Policia e Kosovës ka konfiskuar në Suharekë një kartëmonedhë prej 100 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë paguar me një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë.

Njësiti i forenzikes ka konfiskuar kartëmonedhën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Telegrafi/